Arnold Schwarzenegger reagon për skenën nudo të të birit në "The White Lotus": Isha i shokuar – por më pas e kujtova veten në "Conan"

Arnold Schwarzenegger ka komentuar së fundmi një skenë të serialit të suksesshëm të HBO-së, The White Lotus, ku djali i tij, Patrick Schwarzenegger, shfaqet plotësisht nudo.
Në një bisedë të realizuar për revistën Variety, në kuadër të serisë Actors on Actors, Arnold dhe Patrick folën për herë të parë hapur për aktrimin, famën, familjen – dhe natyrisht, për skenën e famshme +18 që bëri bujë.
“Nuk mund ta besoja” – tha Arnold. “Po e shikoja serialin tënd, dhe papritur të shoh të pasmet. Dhe pastaj – ajo gjëja! Mendova: ‘Çfarë po ndodh këtu? Është çmenduri!’ Por pastaj i thashë vetes: ‘Ej, Arnold, edhe ti ke bërë të njëjtën gjë në Conan dhe Terminator, ndaj mos u anko.’ Megjithatë, më habiti fakti se sa shumë po ndjek hapat e mi – madje deri në detaje”.
Seriali i shumëpërfolur The White Lotus e katapultoi Patrick-un në qendër të vëmendjes publike. Arnold pranoi se interpretimi i të birit e kishte befasuar: “Nëse do të ishte një vit më parë, Variety nuk do të na ftonte kurrë të ishim këtu bashkë. Por pas ‘White Lotus’, ti shpërtheve. Më habiti mënyra si luajte. Nuk të njoha. Ishte fantastike”.
Patrick u përgjigj me mirënjohje: “Faleminderit. Për mua ky është një moment surreal. Edhe pse flasim shpesh, rrallë kemi ndarë biseda 45-minutëshe për aktrimin. Është bukur që njerëzit më në fund po e vlerësojnë punën time – kam punuar në shumë projekte që thuajse askush nuk i ka parë”.
Arnold shtoi me humor se tani e ndalin vazhdimisht në palestër me komente si: “Djali yt është i jashtëzakonshëm” ose “E urreja djalin tënd në atë serial!”. /Telegrafi/






























































