Arne Slot dhe Jack Grealish zgjidhen më të mirët e muajit në Ligën Premier

Arne Slot është emëruar “Trajneri i Muajit” dhe Jack Grealisht “Lojtari i Muajit” në Ligën Premier për muajin gusht, pasi trajneri e udhëhoqi Liverpoolin drejt një nisjeje perfekte në sezonin 2025/26 deri më tani, ndërsa anglezi pas një nisjeje të shkëlqyer të sezonit të tij në huazim te Evertoni.
Reds janë i vetmi ekip me një rekord 100%, duke fituar të tre ndeshjet e tyre muajin e kaluar.
Nisja mbresëlënëse e Slot përfshin fitoret ndaj Arsenalit, Neëcastle dhe Bournemouth, duke treguar ndikimin e tij taktik dhe menaxhimin e fortë të skuadrës.
Holandezi i ka fituar shpejt zemrat e tifozëve me stilin e tij sulmues dhe lidershipin e qetë, duke i dhënë tonin një sezoni premtues Liverpoolit nën drejtimin e tij.
The only side with a 100% record 💯
Arne Slot is @BarclaysFooty Manager of the Month after three wins in three matches in August 🔴 pic.twitter.com/06lE8RpiP4
— Premier League (@premierleague) September 12, 2025
Në anën tjetër, sulmuesi anësor 30-vjeçar ka dhënë katër asistime në vetëm dy ndeshje si titullar në ligë, duke i ndihmuar Toffees të fitojnë ndaj Brighton dhe Wolves.
Ky total është më shumë se çdo lojtar tjetër pas tre ndeshjesh. Është hera e parë që Grealish fiton çmimin dhe e para për një lojtar të Evertonit që nga viti 2020.
Tre herë kampion i Ligës Premier me Cityn, Grealish ka bërë 193 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2014 me Aston Villan. /Telegrafi/
Making an instant impact 💙
Jack Grealish is August’s @EASPORTSFC Player of the Month 🙌 pic.twitter.com/jJQRxz5WJJ
— Premier League (@premierleague) September 12, 2025



















































