LAJMI I FUNDIT:

Armët e çuditshme vdekjeprurëse, atentatet e agjentëve sekretë dhe rastet e rralla të mbijetesës (Video)

Armët e çuditshme vdekjeprurëse, atentatet e agjentëve sekretë dhe rastet e rralla të mbijetesës (Video)

Helmi është arma kryesore e shërbimeve sekrete në eliminimin e armikut. Rastet më bizare të atentateve dhe të disa rasteve të mbijetesës së viktimës, Telegrafi ua sjell më poshtë.

Gazetari dhe disidenti bullgar Georgi Markov, u vra në Londër më 1978, nga regjimi i Todor Zhivkovit. Ai u vra nga kapsula helmuese e lëshuar nga ombrella e agjentit. Vdiq disa ditë më vonë në spital.


Më 1997, agjentët e Mossadit izraelitë e hasën në Aman të Jordanisë, kreun e Hamasit, Halid Meshaal, të cilit ia injektuan shpejtë helmin me veprim të shpejtë. Viktima ra në komë, ndërsa mbijetoi pasi Izraeli – nga presioni ndërkombëtar – u detyrua ta japë antidotin. Pas kësaj, agjentët e arrestuar u liruan të kthehen në Izrael.

Lideri i dikurshëm i opozitës ukrainase, Viktor Jushçenko, u sëmurë pas një dreke me agjentë të shërbimit sekret të Ukrainës (2004). Mjekët në gjakun i tij gjetën nivel 50 mijë herë më të lartë të dioksinës. Ai mbijetoi dhe u bë presidenti i Ukrainës, por pasoja e helmimit janë të dukshme në fytyrën e tij. Sipas tij, ishte Rusia ajo që donte ta vriste atë.

Kritikuesi i Kremlinit, Alexander Litvinenko, u helmua në Londër në vitin 2006, me çajin që përmbante polonium radioaktiv. Helmit e vrau pas tri javësh. Shkaku i vdekjes ishte sëmundja akute e rrezatimit. Shërbimi sekret britanik ka thënë se vrasja u krye nga spiunët rusë. Rusia ka refuzuar të ekstradojë të dyshuarit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori