Njëri ndër futbollistët më të spikatur shqiptar në dy dekadat e fundit, Armend Dallku, i ka dhënë fund karrierës si futbollist.  

Mbi 535 ndeshje zyrtare në karrierë - 151 ndeshje me fanellën e Prishtinës (2002-2004 dhe 2016-2009 me 5 gola, 3 prej tyre në Evropë dhe 8 asistime, të gjitha në tre vitet e fundit).


Pastaj ai u transferua në Shqipëri (Elbasani, 23 ndeshje, Shqipëria U21 - 5 ndeshje) pastaj kulmin e karrierës e kishte arritur me Vorskla e Ukrainës (292 ndeshje, kapiten skuadre) dhe Kombëtaren e Shqipërisë (64 ndeshje – 1 gol).

e premtja e dat euml s 13 e ve ccedil ant euml p euml r dallkun e currin hd

“Armend Dallku me Prishtinës është ndër 10 futbollistët (i 9-ti) me më së shumti paraqitje pas luftës, në katër vite e gjysmë karrierë në kryeqytetin tonë”.

“Sikurse Debatik Curri që është pensionuar nga futbolli vitin e kaluar, edhe Armend Dallkut, iu është afruar dhe do të jetë pjesë e klubit edhe në të ardhmen”.

dallku si kapiten udh euml heq vorsklan drejt evrop euml s hd

“Armendi mund të jetë dukur i ashpër, por Armendin e vërtet e çmojnë të gjithë. Si me disiplinën jashtëzakonisht profesionale në trening, si për angazhimin në fushë, si për mikun e madh të çdo njërit jashtë fushës në jetën e përditshme".

armend dallku

"Armendi do t’i mungojë fushës së blertë, por me Armendin, Prishtina do të vazhdojë bashkëpunimin edhe shumë gjatë më tej”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app