LAJMI I FUNDIT:

Armend Buzuku e mbylli vitin me rekord të qind për qind, nokautoi kundërshtarin në “The Show Must Go On”

Armend Buzuku e mbylli vitin me rekord të qind për qind, nokautoi kundërshtarin në “The Show Must Go On”

Armend Buzuku ka dhënë një shfaqje mbresëlënëse në eventin e boksit “The Show Must Go On IV” që u mbajt në Berlin, duke e hapur mbrëmjen me një performancë dominuese.

Boksieri me origjinë nga Kosova nuk la asnjë hapësirë për dyshime dhe fitoi në mënyrë bindëse ndaj kundërshtarit të tij, Yannic Linaniye. Buzuku dëshmoi forcën dhe talentin e tij me një nokaut të shpejtë që në raundin e parë, duke i dhënë fund përballjes para se të fillonte mirë.

25-vjeçari, i cili ka bërë një fillim të fuqishëm në karrierën e tij në boksin profesionist, raportohet se tashmë ka sytë drejt një revanshi ndaj Adam Kolarik. Kolarik është kundërshtari i vetëm që ka arritur të mposhtë Buzukun deri më sot në skenën profesioniste.


Buzuku, i cili u rrit në Gjermani, debutimin e tij në ringun e profesionistëve e bëri në vitin 2021. Në atë kohë të shkurtër, ai ka grumbulluar shtatë meçe, duke regjistruar gjashtë fitore dhe vetëm një humbje.

Synimet e Buzukut për të arritur më lartë në botën e boksit janë të qarta dhe të pashuara. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për të, me tri fitore të rëndësishme në tri meçet e zhvilluara, dhe tani ai shikon përpara për të vazhduar rrugën drejt majave të sportit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori