LAJMI I FUNDIT:

Armatim i të gjitha llojeve është gjetur në shtëpinë e një 71-vjeçari nga Krusheva

Armatim i të gjitha llojeve është gjetur në shtëpinë e një 71-vjeçari nga Krusheva

Policia ka arrestuar një 71 vjeçar nga Krusheva, në shtëpinë e të cilit janë gjetur dhjetëra pushkë, pistoleta dhe municion. Ministria e Brendshme ka njoftuar se gjatë bastisjes janë konfiskuar edhe pjesë të armëve të cilat 71 vjeçari i ka ruajtur në shtëpinë e tij.

“Janë gjetur mbi 60 pushkë, mbi 60 pistoleta dhe mbi 2000 copa municion për gjueti të kalibrit të ndryshëm. Gjithashtu janë konfiskuar edhe pjesë të ndryshme të pushkëve dhe pistoletave”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nuk dihet dosja penale e të dyshuarit dhe as dyshimet nëse policia ka kryer bastisjen mbi njohuritë që organet e ndjekjes penale mund të kenë ndaj 71 vjeçarit për përpunim dhe mirëmbajtje të armëve.


Nga hetimet nuk ka rrjedh asnjë informacion nëse i dyshuari ka pasur leje për armëmbajtje në përputhje me dispozitat ligjore për gjueti. Ministria e Brendshme ka njoftuar se pas dokumentimit të rastit, ndaj të dyshuarit do të procedohet penalisht./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori