LAJMI I FUNDIT:

Arma artizanale me nëntë tyta, me të cilën u vra ish-kryeministri japonez – është e gjatë 40 centimetra dhe ka mundur të dirigjohet me telefon

Arma artizanale me nëntë tyta, me të cilën u vra ish-kryeministri japonez – është e gjatë 40 centimetra dhe ka mundur të dirigjohet me telefon

Policia japoneze ka sekuestruar armën artizanale e vrasësit të ish-kryeministri Shinzo Abe, përfshirë një arsenal të armëve të ndryshme.

Arma e gjetur në shtëpinë e Tetsuya Yamagami përfshinte nëntë tyta, e cila sipas autorit të sulmit mund të kontrollohej nga telefoni nga një distancë prej 200 metrash, transmeton Telegrafi.


Yamagami qëlloi ish-kryeministrin japonez derisa po mbante një fjalim në fushatë.

Si pasojë e plagëve të marra nuk i mbijetoi sulmit, kurse vrasësi u raportua se është një ish-marins që kishte arritur ta prodhojë këtë armë artizanale që ka një dizajn të çuditshëm.

Vrasësi ka kohë që po e përndiqte Shinzo Aben - motivi i vrasjes qëndron tek problemet e nënës së tij?
Lexo po ashtu Vrasësi ka kohë që po e përndiqte Shinzo Aben - motivi i vrasjes qëndron tek problemet e nënës së tij?

Është interesant se armën që e përdori për vrasjen e Abe, e kishte ndërtuar nga disa pjesë të ndryshme që i kishte blerë online në internet.

Në videon e publikuar nga mediat japoneze, vrasësi shihet se si me qetësi i afrohet Abe, dhe shtie mbi të me armën 40 centimetërshe që ngjante shumë me ato të përdorura në filmat fanta-shkencë të Hollyëood-it.

Abe ishte qëlluar në pjesën perëndimore të qytetit Nara, ku më pas u dërgua me urgjencë në spital, por pa ndonjë sukses.

Mjekët thanë se pavarësisht përpjekjeve, ish-kryeministri nuk i mbijetoi plagëve dhe humbjes së sasisë së madhe të gjakut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori