LAJMI I FUNDIT:

Arkivi i Proustit kalon vlerën e 750 mijë eurove në ankand

Arkivi i Proustit kalon vlerën e 750 mijë eurove në ankand

Arkivat që i përkisnin shkrimtarit francez, Marcel Proust, kanë arritur vlerën e 750,000 eurove, njoftoi shtëpia e ankandeve Sotheby’s.

Oferta më e lartë është dhënë për një prej kopjeve të para të një prej pjesëve më të bukura të “Du côté de chez Swann”, që u shit me 132,500 euro ndërkohë që ishte vlerësuar 30,000-50,000 euro.

Një prej veprave më të diskutueshme ka qenë portreti në laps i Marcel Proust (1871-1922) në shtratin e tij të vdekjes nga Jean-Bernard Eschemann, që ka arritur vlerën e 45,000 eurove ndërkohë që ishte vlerësuar 1,000-1,500 euro.


Një dorëshkrim “A l’ombre des jeunes filles en fleurs”, vlerësuar rreth 15,000-20,000 euro është shitur për 62,500 euros.

Grumbulli prej 138 letrash të Gaston Gallimard për Marcel Proust, vlerësuar rreth 100,000- 150,000 euro, u shit vetëm për 93,750 euro.

Në total, rreth 70 pjesë që vinin nga koleksioni i Marie-Claude Mante, mbesa e Proustit, u nxorën në ankand. /ATA/