Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka njoftuar se ka miratuar Rregulloren e re, e cila ua mundëson konsumatorëve të shkëpusin kontratat me operatorët kabllorë, për shkak të ndryshimit të njëanshëm të kushteve kontraktuale.
Sipas komunikatës për media, përdoruesit kanë të drejtë të shkëpusin kontratat pa kosto shtesë.
Tutje, thuhet se Rregullorja është në përputhje me Kodin Evropian të Komunikimeve Elektronike dhe qëllimi kryesor i saj është fuqizimi i mëtutjeshëm i të drejtave të konsumatorëve, si njëra nga objektivat kryesore të vendosura nga ARKEP (Konsumatori në qendër) në planin e saj të punës.
“Kjo Rregullore përcakton termat dhe kushtet, të cilat duhet t’i përmbajë kontrata për ofrimin e rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike të disponueshme për publikun, masat për rritjen e transparencës dhe publikimin e informatës në dobi të konsumatorëve dhe përdoruesve të tjerë fundorë, si dhe rregullat dhe procedurat e zgjidhjes së ankesave që mund të lindin nga konsumatorët dhe përdoruesit e tjerë fundorë, në lidhje me kontratat”, bëhet e ditur në njoftim.
Në veçanti, rregullat e reja të miratuara nga ARKEP konsistojnë në:
– Vendosjen e obligimeve shtesë për operatorët sa i përket rritjes së transparencës dhe informimit të konsumatorëve lidhur me të drejtat e tyre;
– Vendosjen e kërkesave specifike sa i përket kualitetit të shërbimeve të komunikimeve elektronike, me fokus në shërbimet e qasjes në internet dhe kualitetin e shërbimit të thirrjeve me zë;
– Ofrimin e mundësisë për konsumatorët për ndërprerjen e kontratës, për rastin e pakove të kombinuara, atëherë kur ka ndryshim për cilindo element të pakos. Në rast të ndryshimeve në kushtet e kontratës për qasje në shërbimet mediale audio vizuale, konstatimet do t’i jap autoriteti kompetent – Komisioni i Pavarur për Media (KPM);
– Përcaktimin e procedurës për paraqitjen e ankesave, zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe mënyrës së kompensimit.
ARKEP më tutje ka sqaruar se periudha e vendosur kur ofruesi i shërbimit mund të kërkojë kompensim për shkëputjen e parakohshme të kontratës (gjatë 9 muajve të parë kur kontrata është lidhur për 12 muaj, përkatësisht 12 muajt e parë kur kontrata është lidhur për 24 muaj), vlen vetëm për rastet kur janë përmbushur të gjitha kushtet e kontratës nga ofruesi i shërbimit.
“Periudha detyruese është e pazbatueshme për kontratat të cilat vazhdohen ose janë vazhduar në mënyre automatike. Të gjitha kontratat e vazhduara ne mënyre automatike mund te shkëputen njëanshëm, pa ndonjë arsye, nga përdoruesi fundorë në çdo kohë me një periudhë njoftimi te paktën pesë (5) ditë para datës së përfundimit të periudhës së faturuar dhe pa ndonjë kosto shtesë përveç tarifave për marrjen e shërbimit gjatë periudhës së njoftimit”.
Ndërkaq, për të gjitha rastet tjera si, ndryshimi i njëanshëm i kushteve kontraktuale, funksionimi i dobët e shërbimit, apo shkeljeve tjera të kushteve kontraktuale nga ofruesi i shërbimit, konsumatori ka të drejtën e shkëputjes së parakohshme të kontratës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOzone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Me shijen që jemi rrit - Sallamet MEKA
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic