LAJMI I FUNDIT:

Arjola Demiri reagon pas komenteve raciste ndaj partnerit të Adriana Matoshit: Shoku im që e dua shumë

Arjola Demiri reagon pas komenteve raciste ndaj partnerit të Adriana Matoshit: Shoku im që e dua shumë

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa reagon pothuajse për çdo ngjarje e temë aktuale.

Mes shumë imazheve që ka publikuar ditëve të fundit, ajo ka ndarë edhe një fotografi të Adrianës dhe Keith, e cila në po të njëjtin postim mori komente të shumta raciste e ofenduese.


Kështu, ditën e sotme (e premte) aktorja ka reaguar publikisht në rrjetet sociale teksa edhe ditën e djeshme u është përgjigjur disa prej komenteve.

Të gjitha lajmet nga Adriana Matoshi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adriana Matoshi

Fillimisht ajo ka postuar në Instagram një foto të Denzel Washington dhe Rihannas duke shkruar për secilin “Aktori që dua dhe adhuroj” dhe “Këngëtarja që dua dhe adhuroj”.

Më pas ka shpërndarë një foto të Keith dhe Adrianës me përshkrimin, “Vëllai shoku im që e dua shumë” dhe për Adrianën: “Deri në vdekje kundër gjithë botës dhe mullinjve të erës për lumturinë tënde dhe të gjithë njerëzve që dua”.

Gjithashtu, nuk ka munguar as komenti i Adrianës e cila shkruan: “Jo rastësisht Keith ka ardhur në jetën time fatkeqësisht për me i nxjerr në pah fytyrat e njerëzve që urrejnë një njeri tjetër vetëm përse është me ngjyrë. Zoti i ka krijuar edhe ata njëjtë sikurse neve, edhe pse njerëzit e mirë i njeh si i njeh edhe ata të kqinjtë. Po tani po i shohim edhe ne! Faleminderit ty motër e dashur, prej ditës së parë më ke mbrojtur dhe ndihem shumë e fortë me ty. Të gjithë atyre që më urrejnë, ia dëshiroj lumturinë time dhe kam vetëm një dëshirë për ta: nga urrejtja të ju kthehet shpirti në paqe”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori