LAJMI I FUNDIT:

Arinjtë e shumtë në rrethinën e Mavrovës, e moshuara emigron në Gjermani

Arinjtë e shumtë në rrethinën e Mavrovës, e moshuara emigron në Gjermani
Foto: Alsat

E moshuara e cila u mbrojt me dritë në dorë dhe me një tepsi për të frikësuar ariun në Zhirovnicë sot është larguar për në Gjermani. 80 vjeçarja e cila jetonte e vetme në këtë fshat është detyruar të largohet te djali i saj jashtë vendit nga frika që të mos sulmohet përsëri nga arinjtë.

“Një e moshuar e cila me metodat e saj kishte arritur të frikësoje ariun dhe të mbrohet, pas dy ditësh erdhi djali i saj nga Gjermania e mori dhe e moshuara 82 vjeçare që vitet e fundit të jetës së saj u deshtë që t’i kaloje në vendlindjen e saj për fat të keq u largua me lot në sy për në Gjemani”, deklaroi për Alsat-M, Adnan Saliu – kryetar i Bashkësisë Lokale -Zhirovnicë.


Kryetari i bashkësisë lokale të Zhirovnicës kërkon zgjidhje të shpejtë të kësaj situate pasi arinjtë janë bërë të pa durueshëm dhe thotë se vetëm në fshatin Zhirovnicë ka mbi 40 arinj që vizitojnë fshatin.

“Problemi tani nuk janë mbeturinat pasi arinjtë shëtisin lirshëm dhe çdo ditë bëjnë probleme. Ne kërkojmë mekanizëm, sepse dëgjojmë që përmendët gjuajtje, ne nuk kërkojmë t’i gjuajmë, ne kërkojmë dislokim të arinjve, vënie në gjumë dhe largim, ne kemi shtim të një numri të madh dhe nuk e thonë situatën faktike pasi edhe ata nuk e dinë, u përmend numri 180 por sipas vlerësimit tonë vetëm në Zhirovnicë kemi mbi 40 arinj”, tha Adnan Saliu – kryetar i Bashkësisë Lokale -Zhirovnicë.

Arinjtë shfaqen sërish në Mavrovë, shkaktojnë frikë te qytetarët
Lexo po ashtu Arinjtë shfaqen sërish në Mavrovë, shkaktojnë frikë te qytetarët

Te Qendra për Menaxhim me kriza çdo ditë arrijnë ankesa nga banorët e Komunës së Mavrovë- Rostushës thotë drejtori i kësaj qendre Stojançe Angellov.

“Për fat të keq kemi sulme në kafshë, janë mbytur një numër i madh i bagëtive, në mëngjes më dërguan një video të një kali i cili është gjysmë i ngrënë nga ana e ariut. Dhe këto sulme nga arinjtë në atë anë janë të përditshëm. Si Qendër për Menaxhimin me Kriza në çdo thirrje të qytetarëve ne dalim në ndihmë të qytetarëve dhe e ndjekim situatën, në rastin konkret, unë isha në fshatin Zhirovnicë dhe sigurisht që përsëri do të shkoj dhe të takohem me banoret që të sqaroj cilat masa janë ndërmarrë nga qeveria”, u shpreh Stojançe Angelov, drejtor i QMK-së.

Një nga masat që u shqyrtuan dhe miratuan nga Qeveria ishte pastrimi i mbeturinave brenda dhe rreth vendbanimeve në këtë komunë, por kjo sipas banorëve nuk do të ndalonte zbritjen e arinjve në fshatra pasi veçmë thuajse çdo natë futen neper oborret e banorëve. Shqetësimi tjetër për banorët është që arinjtë përveç në orët e mbrëmjes dalin edhe në mëngjes kur fëmijët shkojnë në shkollë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori