LAJMI I FUNDIT:

Arijana Koskarova: Mos keni frikë që të provoni për ditë më të mira

Arijana Koskarova: Mos keni frikë që të provoni për ditë më të mira

Arijana Koskarova dhe Bojan Koskarov janë motër e vëlla të cilët kanë krijuar dhe zhvilluar qendrën për mësime jo-formale, “Creative Hub”. Në vitin 2019 Revista prestigjioze “Forbes” në listën e ndërmarrësve të rinj nën 30 vjeç nga Maqedonia e Veriut listoi këto dy dy emra në mesin e shumë sipërmarrëse nga e gjithë bota. Arijana vjen në një intervistë për portalin “Telegrafi Maqedoni” ku rrëfen historinë e suksesit të kësaj qendre e cilla filloi nga Shkupi, vazhdoi në Tiranë dhe tani do të zgjerojë veprimtarinë dhe në Kosovë.

Intervistoi: Valon Osmani


Si lindi ideja që të krijoni qendrën “Creative Hub”?
Të gjithë ata që më njohin e dinë se jam një njeri që nuk është se i kalkuloj idetë shumë por menjëherë marr iniciativa për t’i realizuar. Për qendrën “Creative Hub” nuk është se kemi pasur një plan biznesi, thjesht kisha në mendjen time vizionin se si dua të duket ajo qendër që unë e kam synim ta krijoj. Edhe pse qendra jonë është e njohur si një akademi për kurse, “Creative Hub” ka ofruar gjithmonë gjëra të reja dhe për këtë jemi tashmë në nivel më të lartë. Ne ishim të parit që ofruam një Masterclass me fotografin e prestigjiozes “Vogue”, më pas ngjarje të tilla si “PR Bar”, “Takimi i marketingut maqedonas”, “Samiti i sipërmarrjes në Ballkan” etj. Aktualisht jemi duke organizuar një “Creaton” me ambasadën sllovene dhe me disa pedagog nga Universiteti i Arteve nga Ljubljana. “Creative Hub” filloi si një qendër ku njerëzit do të fitonin aftësi profesionale në marketing, dizajn dhe burime njerëzore, ndërsa sot kemi arritur shumë më shumë.

Arijana Koskarova

Çfarë ofroni në këtë qendër dhe sa jeni të kënaqur me interesimin e njerëzve?
Ne ofrojmë programe kursi prej 6 deri në 9 muaj. Gjatë këtyre muajve përfshihen programe si: Marketingu, Dizajni Grafik, Reklamimi, Web Dizajni, kurse për Marketing Digjital dhe shumë programe të tjera. Por, përveç këtyre kurseve të zakonshme, ne njihemi dhe për organizime të ndryshme të eventeve të rëndësishme, siç është “Samiti i sipërmarrjes në Ballkan” ku kishim mysafir drejtorin e marketingut global të “Dior”it, Akash Mehta dhe një nga sipërmarrësit më të sukseshëm në Shqipëri dhe një guru si Vasil Naçi. Interesimi është i madh dhe qëllimi ynë është të ruajmë cilësinë e kurseve dhe të klientëve tanë sepse ne besojmë në atë që marketingu më i mirë është “fjala për goje”.

Arijana Koskarova

Suksesi më i ri i juaji është përzgjedhja në magazinën prestigjioze “Forbes”. Si e përshkruani këtë sukses?
Sigurisht që është një nder i madh të jesh në listën e ‘Forbes”, e shoh si një motiv për të punuar më shumë drejt arritjes së qëllimit tim. Por “Forbes” unë nuk e shoh thjesht si një listë të njerëzve që merren me biznes, është një familje sipërmarrësish nga e gjithë bota që kanë qëllime të njejta në jetë, të jenë të sukseshëm në punën e tyre. Mund të them se nga ai komunitet kam krijuar miqësi të mira sepse edhe ne si qendër tashmë jemi pjesë e asaj familje. Atë çka ne përfituam më shumë nga “Forbes” ishin miqësitë e shumta me afaristë dhe njerëz që janë pjesë e botës së biznesit dhe disa prej tyre madje ishin dhe pjesë në eventin “Samiti i sipërmarrjes në Ballkan” që u mbajt në Shkup.

Creative Hub në Shqipëri

Tani më keni hapur dhe qendër në Shqipëri, si po shkojnë punët atje?
Kosova dhe Shqipëria janë dy tregjet tona që i kemi target për të shpalosur programin e “Creative Hub” në këto dy vende. Interesimi deri më tani ka qenë i madh, por jemi akoma fillestarë dhe do të na duhet kohë që ta dëshmojmë veten në tregun atje se sa vlen qendra jonë “Creative Hub”. Mund të them se si Kosova poashtu dhe Shqipëria janë dy vende që kanë një potencial shumë të madh.

Arijana Koskarova

Çfarë ju sygjeron të rinjëve që duan të themelojnë një kompani dhe të jenë të sukseshëm?
Le të investojnë vazhdimisht në arsim, le t’i ndjekin trendet më të reja botërore si panairet ose eventet e biznesit sepse në një të ardhme mund të ju duhen dhe të sjellin diçka më të mirë, le të mos kenë frikë që të provojnë. Nuk ka kurrë një ditë më të mirë se sot!

Arijana Koskarova

6.Planet për të ardhmen?
Në një afat sa më të shkurtë do ta bëjmë qendrën tonë “Creative Hub” një markë të njohur në Ballkan, ndërsa në planet afatgjata do të punojmë që ta lasojmë qendrën tone dhe në tregun botëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori