LAJMI I FUNDIT:

Arifaj: Specialja do ta pastrojë UÇK-në dhe Thaçin

Arifaj: Specialja do ta pastrojë UÇK-në dhe Thaçin

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka frikë nga Gjykata Speciale, sepse e di se akuzat e Dick Marty-it janë shpifje ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj.

“Zoti Thaçi jo vetëm që nuk iu ikën, por insiston që të hapen hetimet për këto shpifje, këto insinuata të ngritura nga Dick Marty”, ka thënë Arifaj. “Ekziston një fushatë edhe ndërkombëtare nga disa qarqe, që të njolloset Kosova, projekti i shtetësisë tonë”.


Arifaj thotë se sa më shpejtë që Kosova ballafaqohet me Gjykatën Speciale aq më shpejtë do të pastrohet emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Do të ishte sa më mirë që sa më parë të përballemi më këto akuza që të pastrohet lufta, emri i UÇK-së edhe figura e zotit Thaçi. Kjo do t’i hidhte poshtë të gjitha dyshimet, kjo mund të bëhet edhe nga Gjykata Speciale, por edhe mekanizmat tjerë, Gjykata Speciale është vetë njëra nga hallkat që mund ta bëjnë këtë”, tha Arifaj.

Ai ka thënë se Opozita nuk ka arsye ta pengojë ceremoninë e inaugurimit të Thaçit, sepse ai tashmë është President i Kosovës e jo lideri i ndonjë partie politike.

“Kjo ceremoni nuk është partiake, nuk kemi asnjë arsye që kushdo do ta pengonte një ceremoni të tillë, ajo që jemi të bindur është se edhe Opozita edhe të tjerët në interes të parë e kanë Kosovën”.

“Presidenti është simbol i unitetit, për të më nuk ka parti opozitare, parti në pushtet. Zoti Thaçi do të jetë simbol i unitetit. Zoti Thaçi është politikani larg më i votuari në Kosovë dhe gëzon përkrahjen politike më të madhe në krahasim me cilindo personazh politik në Kosovë”.

Arifaj thotë se dhe partitë janë përafruar më shumë kohët e fundit.

“Sot ka shumë më shumë komunikim mes partive politike se sa që kishte dje”.

“Kemi përpjekje të shoqërisë civile që të ndërmjetësojnë në dialogun mes partive politike. Nëse më pyetni mua, sot jemi shumë më mirë sesa para disa ditëve. Nuk kemi asnjë arsye për të menduar se nesër nuk do të jetë më mirë se sot”, ka pohuar Arifaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori