Këngëtarja e njohur, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj Dalton Gomez po divorcohen.

Burime pranë këngëtares së “7 Rings” dhe agjentit të pasurive të patundshme luksoze thonë se ata janë ndarë që nga janari – por kanë mbetur miq, shkruan PageSix.


"Ata erdhën në një vendim së bashku. Ata kishin probleme para janarit, por duan të mbeten miqtë më të mirë”, thanë burimet.

73305189 0 image a 30 1689607078446

Gomez, 27 vjeç, vizitoi Grande, 30-vjeçare, në xhirimet e "Wicked" në Londër në një përpjekje të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, por "nuk funksionoi", shtuan burimet.

Grande ndezi thashethemet se dyshja kishin probleme martesore kur ajo u shfaq në Wimbledon gjatë fundjavës pa unazën në gisht.

73305193 12307425 image a 60 1689608097051

Hera e fundit që këngëtarja "God Is a ëoman" u pa me unazën e saj në publik ishte në prill në koncertin e Jeff Goldblum në Londër.

Grande dhe Gomez u martuan fshehurazi në maj 2021 në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni.

73305615 12307425 image a 58 1689607739738

“Ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri”, tha përfaqësuesi i saj për People në atë kohë.

Grande ndau fotot e para të dasmës vetëm disa ditë më vonë, duke zbuluar fustanin e saj klasik të bardhë të nusërisë nga "Vera Wang".

Gomez i propozoi Grandes në dhjetor 2020 me një unazë me perla dhe diamanti që kishte një domethënie të veçantë për yllin e popit, pasi perla vinte nga një unazë që i kishte dhuruar gjyshja.

73305099 12307425 image a 38 1689607511777

Çifti filloi të takohej në fillim të atij viti, duke bërë debutimin e tyre në videoklipin "Stuck With U" të Grande dhe Justin Bieber.

Kjo ishte martesa e parë e këngëtares së "Save Your Tears", por fejesa e dytë e saj, pasi më parë ajo ishte fejuar me ish-komedianin e "Saturday Night Live" Pete Davidson në 2018. /Telegrafi/