Jeta private e këngëtares amerikane, Ariana Grande, ka qenë gjithmonë aktuale dhe shumë e përfolur në rrjete sociale.

Së fundmi ajo ka bërë publike lidhjen e saj me biznesmenin Dalton Gomez përmes klipit të këngës "Stuck With You", shkruan Daily Mail.


26-vjeçarja është parë sërish pas një pauze të shkurtër nga izolimi, teksa shëtiste në një makinë të llojit Tesla në rrugët e Los Angeles.

28448392 8324931 image a 26 1589575816731

Ariana është parë me flokë të kapura lartë, ndërsa të dy mbanin maska mbrojtëse gjatë shëtitjes.

Sipas burimeve të Daily Mail, krijuesja e hitit "Thank You" dhe Gomez kanë filluar romancën në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

28448388 8324931 image m 27 1589575907721