Arian Maliqi stërvitet me Teleboys

Ai është kthyer nga Amerika për pushime në Kosovë, mirëpo menjëherë ka filluar disa seanca stërvitore me ish-trajnerin e tij Arben Krasniqin te klubi i tij i ri.
Drejtori sportiv i RTV 21, Lekë Kelmendi, ka deklaruar për gazetën Arena se Maliqi nuk është e as nuk do të jetë lojtar i tyre, ai thjeshte vetëm po stërvitet për ca ditë me klubin.
“Ai ka ardhur për pushime këtu dhe do të qëndrojë dy javë. Gjatë kësaj kohe ai dëshiron të stërvitet dhe ne i kemi ofruar atë mundësi. Por, gjithsesi nuk bëhet fjalë për ndonjë transferim ose diçka të tillë pasi ai do të rikthehet prapë në SHBA”, ka thënë Kelmendi për gazetën. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/11/2013



















































