LAJMI I FUNDIT:

Argjentina Ramosaj shijon pushimet në Rugovë së bashku me nënën e saj

Argjentina Ramosaj shijon pushimet në Rugovë së bashku me nënën e saj
Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Kosovë, duke zgjedhur malet e Rugovës për t’u relaksuar me familjen e saj.

Në një periudhë ku është tërhequr nga muzika dhe ka zhvendosur jetën e saj të re në Londër me bashkëshortin dhe djalin, Argjentina ka vendosur të kthehet në Kosovë për të kaluar disa ditë të qeta në natyrë.

Në një prej fotografive të shpërndara në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Perfekt” mund të shihet në një përqafim të ngrohtë me nënën e saj, Suzana Mushkolaj, një fotografe e njohur dhe e dashur për publikun.


Foto: Argjentina Ramosaj/Instagram

Imazhe të tjera përfshijnë momente të bukura familjare dhe relaksuese të këngëtares në mes të natyrës së bukur të Rugovës.

Ndërkohë që Argjentina ka kaluar në një fazë të re të jetës dhe është distancuar nga karriera muzikore për t’u fokusuar në familjen e saj, këto pushime në Kosovë duket se janë një mundësi e shkëlqyer për të rifituar energji dhe për të kaluar kohë të cilësisë me të dashurit e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin, por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

“Është rrenë për me më nxjerr” - momenti kur G Bani dyshon se produksioni e gënjyen për babanë e sëmurë

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina

"Me Laertin një herë kam pirë kafe", "Me Laeartin jam takuar dy herë", "Kemi punuar një muaj bashkë" - produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Magazina
Kalo në kategori