LAJMI I FUNDIT:

Ardian Hoxha flet për bizneset, sukseset dhe sfidat

Ardian Hoxha flet për bizneset, sukseset dhe sfidat

Kur është fjala për bizneset, gjithmonë merret si synim “suksesi”. E për ndërmarrësin  Ardian Hoxha ky synim është bërë veç më i pandarë. Ai vjen me një intervistë për Telegrafi Maqedoni për të treguar më saktë rreth çdo biznesi dhe suksesi që ka arritur.

Intervistoi: Aroma Aliti


Ju jeni nga Maqedonia, por jetoni dhe veproni në Kosovë, cila është arsyeja që jeni disa kilometra larg vendlindjes?
Unë kam lindur në Shkup, por me prejardhje jam nga Kosova, pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në Kosovë, kam jetuar në Ferizaj dhe Prishtinë. Gjithmonë kam pasur bindje se Kosova është zemra e shqiptarëve dhe ndjehem si kosovar, gjithashtu te ardhmen time dhe të familjes e kam pa në Kosovë dhe si rrjedhojë bizneset e mia i kam zhvilluar këtu, normal pretendoj që në të ardhmen të punoj edhe ndërkombëtarisht por gjithmonë me bazë në Kosovë.

Çka ju ka shtyrë që gjithmonë e më shumë të merreni me biznese?
Unë jam ndërmarrës, jam rritur në ndërmarrësi, në çarshi. Familja ime merret me biznese të argjendarisë nga viti 1965 dhe secili prej neve së pari lind si argjendarë, pastaj vazhdojmë të merremi qoftë me argjendari qoftë me biznese tjera. Unë gjithmonë kam pasur synimin tim që të bëj më tepër për vendin tim dhe pas rritjes në biznesin e argjendarisë, me mbarimin e studimeve vendosa të bëj diçka që ishte edhe biznes edhe kontribut për vendin, kështu që e themelova “American School Of Kosova”, isha 21 vjeç kur e fillova si kompani, ideja ka qenë që t’u mundësojmë fëmijëve të mbarojnë një shkollim të nivelit të lartë amerikan. Pastaj duke dashur gjithmonë që të bëj më tepër, në vitin 2006 themelova Duplex Club-in, me këtë club kemi arritur të formular një club të nivelit botëror dhe në fakt në vitin 2010 kemi fituar Fashion TV Night Light Award. Të promovojmë Kosovën nëpër botë përmes diasporës tonë dhe të tregojmë se në Kosovë ka jetë dhe njerëz të mirë. Gjithashtu motra ime Qëndresa dhe vëllai Flakroni kishin idenë e hapjes së “Green Protein”, ku unë normalisht se i mbështeta si mentor. Dhe tani kam filluar që të jem edhe si udhëheqës i kompanisë, pasi që përgatitemi të dalim ndërkombëtarisht me këtë kompani, dhe në mes të shtatorit do të fillojmë dyqanin tonë të parë “French Eyes”, pretendimet janë shumë të mëdha prandaj dhe angazhimi është më i madh. Poashtu hapem edhe “Glamour Radio” që është një “hit music radio” dhe kjo është një kontribut për fushën e medias në Kosovë, ideja ishte përveç që të kishim një radio të mirë, të jemi dhe model se si punohet dhe si arrihet sukses edhe në fushën e mediave edhe në radio. Është biznes shumë i suksesshëm dhe profitabil dhe pretendojmë që edhe me Glamour Radio të arrijmë suksese ndërkombëtare. Pas kësaj e hapa agjencionin Travel Mate edhe këtu ideja ishte të ofrojmë shërbime që nuk ekzistojnë në Kosovë. Pas kësaj bashkë me një mik timin, hapa edhe restorantin Sushico që është me prejardhje kineze, tajlandeze dhe ekziston diku 6 muaj dhe është numër një me shitje nga gjithë rrjeti që janë me shitje nëpër botë. Tani kemi pretendime të hapim edhe në shtete tjera ndaj jemi duke bërë përgatitje.

Cila mendoni se është arritja më e madhe në jetën tuaj dhe pse?
Arritja më e madhe në jetën time është që kam arritur të rris vëllezër dhe motra që të jenë secili më i suksesshëm se tjetri në fushën e tyre, që kemi një familje të lumtur e që me gjitha sfidat e jetës kemi arritur të të jemi shembull dhe të kemi kënaqësi dhe harmoni mes veti.

Çka ndodhi me “Albafone”, pse dështoi?
Në vitin 2010 e hapa kompaninë e “Albafone” në Maqedoni, kompani e telefonisë mobile, kompani virtuale, ideja ishte që të ofrojmë shërbime në gjuhën shqipe pasi që kjo ishte mungesë, po ashtu ide tjetër ishte të bëhet një brend i fortë shqiptar në Maqedoni dhe të jetë edhe si shembull për të rinjtë dhe të rejat shqiptar të Maqedonisë, të dinë se çfarë të arrijnë. Normal si fillim kishim vështirësitë tona, pengesat shtetërore të panumërta mirëpo çka e bëri biznesin që të mos mund të vazhdojë, ishte një aksident ku unë me të shoqen gati se e humbëm jetën dhe kemi ngelur edhe me pasoja të rënda trupore dhe pasi qe isha 9 muaj larg biznesit kur u ktheva e gjeta në gjendje shumë të rëndë kështu që duhej t’a mbyllim si kompani dhe me krenari e them që ka qenë një prej dështimeve të mia të biznesit me përmasa të mëdha dhe mburrem me gjithë këtë dështim dhe gjithë këtë eksperiencë dhe e konsideroj pjesë të suksesit tim.

Si erdhët deri tek ideja e themelimit të “American School Of Kosova”? Jepni disa sqarime rreth shkollës.
Unë vet kam qenë në shkollën amerikane si në Maqedoni ashtu dhe në Amerikë kështu që pashë në veten time se sa unë kisha përparuar pasi u regjistrova në këtë shkollë dhe duke pa se sa isha përgatitur dhe sa kisha fituar ambicie dhe entuziazëm, doja që çdo i ri dhe e re nga Kosova ta ketë këtë mundësi dhe gjithmonë edhe si i vogël kam dashur që të bëj diçka për popullin dhe ku ka më mirë se sa të përgatisësh kuadro që nesër do të bëhen të suksesshëm të shkojnë në universitete më të mira të botës dhe të kthehen, e të bëjnë punë më të mira për shtetin tonë. Kemi jetuar në regjime të ndryshme në kohëra shumë të rënda dhe kjo është ajo që kam ditur më së miri ta bëj dhe prandaj tani kemi themeluar një shkollë që ja ka lakmi çdo shtet edhe kampusi shkollor që kemi bërë tani është me standardet më të larta botërore dhe i ftoj të gjithë lexuesit të vijnë dhe ta vizitojnë dhe të inspirohen nga puna që e kemi bërë dhe po e bëjmë.

Çfarë do ju sugjeronit të gjithë pasardhësve tuaj në lidhje me biznesin?
Unë në fakt për 10 ditë filloj edhe me “Motivation Speaking” dhe do japë sugjerime të vazhdueshme jo vetëm për pasardhësit, por edhe për gjithë shqiptarët sepse do jetë në gjuhën shqipe dhe pretendoj që të jem model tek të gjithë të rinjtë dhe të rejat që aspirojnë të arrijnë sukses në jetë apo që janë të dëshpëruar dhe mendojnë se nuk kanë mundësi të arrijnë sukses. Sugjerimi është që gjithmonë të kenë vizion dhe gjithçka që e kanë ndërtuar mund ta ngrisin dhe në nivel më të lartë dhe të ofrojnë gjithmonë shërbime dhe produkte të niveleve botërore dhe ta ofrojnë më të mirën.

Si e shihni të ardhmen tuaj?
Unë besoj fuqishëm në thënien e Brian Tracy që thotë “ Nuk ka kufi për atë se çfarë do të bëheni, për atë se çfarë doni të bëni dhe për atë se çfarë doni të keni, përveç kufijve që i vendosni për vetveten”. Dhe unë kufijtë i kam shumë të larta dhe pretendoj të vazhdoj me ndërmarrësi dhe të arrij të bëhem njëri nga njerëzit më të suksesshëm në botë, dhe si ndërmarrës të bëj ndryshime në vend, në rajon dhe në botë dhe përmes ndërmarrësisë të kontribuoj në zhvillimin e vendit. Kjo është se si e shoh të ardhmen time, dhe do vazhdoj jetën time duke kontribuar gjithmonë si ndërmarrës pa ndikimin e politikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori