Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ka ndarë një lajm të veçantë me ndjekësit e tij, duke konfirmuar se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Pas vitesh duke ruajtur me shumë kujdes jetën private, ai ka zgjedhur ta bëjë publike këtë moment të rëndësishëm përmes një postimi në rrjetet sociale.


Në fotografinë e publikuar, Ardiani shfaqet pranë bashkëshortes së tij, Fjolla Fetinci, ndërsa në sfond shihet ekoja e foshnjës, një detaj që i jep imazhit një ndjesi shumë emocionale.

Adrian Bujupi/Instagram

Në përshkrimin e fotografisë, këngëtari ka shkruar: “Nga dashuria jonë po lind një jetë e re. Mirë se vjen, engjëlli ynë”, duke përcjellë emocionet dhe lumturinë e çiftit.

Ardiani dhe Fjolla e kurorëzuan lidhjen e tyre në verën e vitit 2023 në Gjermani, në një ceremoni private, larg vëmendjes së medieve.

Që nga ajo kohë, këngëtari ka preferuar ta mbajë larg syrit publik jetën personale, duke ndarë shumë pak detaje për martesën e tij.

Lajmi është pritur me entuziazëm nga miq dhe kolegë të tij në industrinë e muzikës

Ky kapitull i ri në jetën e Ardian Bujupit vjen në një moment të suksesshëm të karrierës së tij, ndërsa fansat presin të shohin nëse kjo periudhë e re do të reflektohet edhe në projektet e tij muzikore. /Telegrafi/