LAJMI I FUNDIT:

Ardhja e Zelenskyt në Tiranë, Lubonja: Show politik i Edi Ramës

Ardhja e Zelenskyt në Tiranë, Lubonja: Show politik i Edi Ramës

Analisti i Shqipërisë, Fatos Lubonja, tha se ardhja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për herë të parë në Shqipëri, është organizuar nga presidenti, Edi Rama, për të krijuar “show politik”.

Lubonja vlerësoi që sado e rëndësishme është vizita e Zelenskyt në Tiranë, përsëri është “thikë me dy tehe”.


“Në termat afatshkurta, kjo ngjarje duket e rëndësishme. Për mendimin tim është organizuar nga Edi Rama, kryesisht për të bërë show-n e tij politik, për t’u thënë shqiptarëve ‘sa i rëndësishëm jam unë si lider përtej shqiptarëve, Ballkanit e më tepër’. Vjen edhe Zelensky, një figurë që është në faqet e para të gazetave. Pra, ardhja e tij është në kuptimin e spektaklit e rëndësishme, sidomos me shqiptarët që janë tepër të ndjeshëm ndaj krenarisë kombëtare. Pastaj, se çfarë sekuencash mund të ketë në raport me rajonin, me Serbinë, me marrëdhëniet lidhur me Kosovën, fatet e Kosovës, s’dihet. Pra, kjo është thikë me dy tehe”, deklaroi Lubonja në tëvë1.

I pyetur se mund të dali diçka për çështjen e njohjes së Kosovës, Lubonja nuk u shpreh pozitiv, megjithatë potencoi që mund të ndodhë gjithçka.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, dhe pritet që të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e sotme për të marrë pjesë në punimet e Samitit ku do të marrin pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori