LAJMI I FUNDIT:

Arda Guler hedh poshtë spekulimet për transferim te gjiganti italian

Arda Guler hedh poshtë spekulimet për transferim te gjiganti italian

Talenti i Real Madridit, Arda Guler, këmbëngul se beson në projektin e Los Blancos dhe ‘nuk do të ndalojë së luftuari’ derisa të bëhet një lojtar i rëndësishëm në ekip.

Ylli turk është lidhur me një kalim te Interi gjatë verës, ku thuhej se Nerazzurrët kanë hapur tashmë bisedimet paraprake me shoqëruesit e lojtarit dhe Hakan Calhanoglu sugjeroi që bashkatdhetari i tij të transferohej në Giuseppe Meazza për të marrë më shumë kohë loje.

Guler iu përgjigj pyetjeve për të ardhmen e tij në një intervistë për gazetën Marca, por nuk dukej i gatshëm të ndryshonte klubin së shpejti.


Calhanoglu i thotë yllit të Real Madridit të bashkohet me Interin
Lexo po ashtu Calhanoglu i thotë yllit të Real Madridit të bashkohet me Interin

“Real Madridi më dha një plan, dhe unë ende besoj në të. Jam i sigurt se do të kem sukses në Madrid”, ka thënë fillimisht Guler.

“Kam blerë një shtëpi këtu, punoj shumë dhe jam gjithmonë gati të luaj”.

“I dua tifozët e Real Madridit; mbështetja e tyre do të thotë shumë për mua. Unë jam shumë mirënjohës. Erdha në Madrid për të luajtur dhe për të qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe nuk do të ndaloj së luftuari derisa ta arrij atë”, përfundoi turku.

Interi ka qenë gjithashtu i lidhur me sulmues të tjerë, duke përfshirë Nico Paz të Como dhe Jonathan David të Lille, i cili është në dispozicion si një transferim i lirë.

Arda Guler, 20 vjeç, ka bërë 30 paraqitje nën drejtimin e Carlo Ancelotti këtë sezon, por kryesisht si zëvendësues, duke grumbulluar vetëm 1088 minuta lojë.

Ylli turk ka arritur tre gola dhe pesë asistime në të gjitha garat me Real Madrid këtë sezon, teksa kontrata e tij në Santiago Bernabeu skadon në qershor 2029. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Sa para fitojnë gjyqtarët e futbollit në Superligën e Kosovës, ata të rajonit dhe sa në ligat kryesore evropiane

Superliga
Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Edhe Messi tallet me Raphinhan pas turpërimit që Argjentinas ia bëri Brazilit

Përfaqësueset
Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

Tre numrat që janë në dispozicion për Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet

Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet "akuzave" të çuditshme nga fansat shkaku i syve të tij: Nuk marr drogë, kështu kam lindur

Premier League
Zbulohen detajet e kontratës mes Gasperinit dhe Romës - por trajneri ka një kusht

Zbulohen detajet e kontratës mes Gasperinit dhe Romës - por trajneri ka një kusht

Serie A
Kalo në kategori