LAJMI I FUNDIT:

Arbitri në ndeshje merr edhe revolen me veti

Arbitri në ndeshje merr edhe revolen me veti

Pos flamurit, revolja është bërë pjesë e “pajisjeve” të një ndihmës arbitri të futbollit në Rumani, prandaj adhuruesit e qarkut Calarasi do të duhej të mendonin mirë para se herën tjetër të sulmojnë “ndarësin e drejtësisë”, natyrisht, nëse referon ndonjëherë më.

Në fakt, në ndeshjen e ligës së katër rumune në mes të ekipeve "Konpet Stefan kel Mare" e "Unirea Dragalin", në qarkun Calarasi, pak është nevojitur që në terren të vjen deri tek përleshja me armë zjarri në mes të arbitrit Bogdan Luca dhe adhuruesve të zemëruar.

Por, nuk janë adhuruesit ata të cilët kanë sjellë me vete armë në stadium, por arbitri, i mësuar nga përvojat e mëhershme, pos flamurit në terren ka marrë edhe revolen. Askush nuk e ka të qartë se ku po e mbante atë gjatë ndeshjes.

Nikoqiri ka humbur me rezultat 1:2 dhe qysh në pjesën e parë të ndeshjes kanë filluar kërcënimet ndaj arbitrave.


Pasionet nuk janë qetësuar as në pjesën e dytë. Deri tek kulminacioni ka ardhur para përfundimit të ndeshjes, kur arbitri ndihmës Luca ka treguar pozitë jashtë loje gjatë shënimit të ekipit nikoqir. Ky vendim ka mundur t’i kushtojë me kokë po të mos nxirrte revolen dhe para masës së tërbuar të shtinte disa plumba në ajër.

Linçimi ndaj tij është ndalur aty për aty, derisa arbitrat kanë ikur shpejt në zhveshtore.

"Kolegun tim e kanë rrahur para pak kohe. Edhe unë e kam pësuar në të kaluarën. Nuk e kam pasur për qëllim të lëndoj ndokënd", ka deklaruar më pas arbitri Luca.

Në trend Fun

Më shumë
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Evakuohen nxënësit, një gurë në laborator doli të jetë uranium aktiv (Foto)

Evakuohen nxënësit, një gurë në laborator doli të jetë uranium aktiv (Foto)

Ecte çuditshëm, gjatë kontrollit i gjejnë kokainën e mbështjellë për këmbë (Foto)

Ecte çuditshëm, gjatë kontrollit i gjejnë kokainën e mbështjellë për këmbë (Foto)

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Çfarë po shihni në këtë fotografi? (Foto)

Çfarë po shihni në këtë fotografi? (Foto)

Kalo në kategori