Përfaqësuesja e Kosovës fitoi me rezultat 2-0 ndaj Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Golin e parë në takim e shënoi Arbër Zeneli dhe lojtari nëpërmjet një postimi në Instagram pas ndeshjes golin ia dedikon ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokkrri.


"Një ditë historike për të luajtur ndeshjen e parë zyrtare në shtëpinë tonë".

41450062 2118216955105252 9038985676338495488 n (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Fitorja dhe goli i dedikohen legjendës Fadil Vokrri, por gjithashtu edhe gjithë tifozëve. Shihemi prapë".

Zeneli ishte një nga më të mirët në fushë, posaçërisht në pjesën e dytë ku bëri depërtime në pjesën kundërshtare.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është kundër Maltës.

Në ndeshjen e parë përfaqësuesja jonë barazoi ndaj Azerbajxhanit pa gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app