LAJMI I FUNDIT:

Arbër Hadri thotë se Kosova humb territor me demarkacionin: Duhet marrëveshje për marrëveshje

Arbër Hadri thotë se Kosova humb territor me demarkacionin: Duhet marrëveshje për marrëveshje

Profesori i Historisë, i biri i akademikut Ali Hadri, historianit dhe patriotit të shquar të çështjes kombëtare, Arbër Hadri propozon “Marrëveshje për marrëveshje” në rastin e demarkacionit me Malin e Zi.

I ftuar në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, Arbër Hadri ka folur për çështjen e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi në kontekstin historik.


Hadri ka thënë se humbja e territorit nga ky proces mund të ndodhë edhe nga mungesa e njohurive që akterët e inkuadruar në këtë temë, e kanë për vetë thelbin e procesit.

“Demarkacioni është një çështje më e thellë që kërkon edhe qasje më të thellë. Duhet rishikim i përgjithshëm i qasjes, që nënkupton ‘Marrëveshje për marrëveshje’, rikthim i procesit. Meqë edhe pala malazeze ka shprehur gatishmëri për biseda, ne na duhet menjëherë ti qasemi edhe hulumtimit të arkivave të pa prekura deri më tani, të cilat na shërbejnë për një hulumtim të kontekstit gjeografik”, i tha Hadri, Radio Dukagjinit.

Hadri duke iu referuar dëshmive historike, thotë se demarkacioni me Malin e Zi, është çështje politiko-juridike, bazat e të cilës duhet kërkuar në rendin e ri të Jugosllavisë së vitit 1945.

“Me dëshmitë historike, kjo është çështje është politiko-juridike. Tematika ka lindur si çështje në vitin 1945 në kohën kur është krijuar Jugosllavia e paslfutës së dytë botërore, e cila ka pasur detyrë të riorganizoi aspketin politik të etniteteve të reja të krijuara në atë kohë të luftës së dytë, kohës së AVNOJ-it. Në atë periudhë janë krijuar disa etnitete, të cilat deri atëherë nuk kishin ekzistuar, sikurse Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia, por po atëherë ka ndodhur edhe një gjë ku të gjitha republikave dhe krahinave iu ka ndryshuar konteksti i kufirit të brendshem, që atëherë është quajtur kufi administrativ. Janë bërë ndarjet e caktuara të republikave dhe krahinave në aspektin administrativ dhe territorial. Territori nuk ka pasur aq shumë rëndësi për kohën, përpos në aspektet kur ka pasur probleme sikur në rastin e Vojvodinës dhe Kroacisë, e që një territor i madh ju ka bartë Banovinës, së Vojvodinës. Dhe dihet, ka pasur një komision të veçantë, që quhet, është i njohur, si Komisioni i Gjillasit. Andaj nga kjo del, se rrënjët e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, duhet kërkuar në vitin 1945”,deklaroi profesori Arbër Hadri, transmeton Telegrafi.

Hadri probleme të tilla për shtetin e Kosovës ka paralajmëruar edhe në raport me Serbinë, nëse siç është shprehur, thelbësisht nuk zhvillohet një hulumtim detal arkivor nga shteti ynë, e që bazën do ta kishte në Jugosllavinë e vitit 1945, veçanërisht në proces verbalet e asaj kohe.

“Duhet bërë një hulumtim detal arkivor i periudhës së ndarjes adminitsrative ndërmjet etniteteve politike të Jugosllavisë së re që u krijua në atë kohë, ku përcaktohet me proces verbal ndarja administrative Kosovë-Mal i Zi. Kjo sepse ne na pret edhe një problem i madh me Serbinë, shembull, siç është pika e Kopaunikut. Pra çështja është më e thellë dhe ne duhet të merremi me informatat dokumentare. Përndryshe, meqë nuk i kemi njohuritë e tilla se cilat janë faktet në favorin tonë, Kosova do të humbë tokë”,shprehet Hadri.

Arbër Hadri është profesor i historisë, ndërsa puna dhe veprimtaria e tij profesionale karakterizohet në rolin historik amerikan ndaj çështjes shqiptare ndër shekuj. Në këtë drejtim, Hadri ka të botuar edhe librin “Presidenti Villson dhe çështja shqiptare: politika e SHBA në konferencën e Paqes në Paris 1919-1920”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori