Arbër Elezi nga Gjilani, tash e disa vite iu ka përkushtuar pasionit të tij në fotografi, rrugëtim ky që e ka bërë të njihet edhe ndërkombëtarisht.
Përkushtimi i tij ndaj fotografisë ka kulmuar me publikimin e librit elektronik, ku si rrjedhojë është përzgjedhur nga Amazona të promovohet në të gjithë lexuesit e librave elektronik në botë.
Elezi është fotografi i parë shqiptar që ka publikuar librin për fotografi “Photografy Masterclass”, derisa ai për Telegrafin rrëfen rrugëtimin deri në realizimin e këtij libri, për të cilin kishte punuar tash e shtatë vite.
“Jam autor i librit ‘Photografy Masterclass, from beginner to pro’. Ky libër përmban tema të ndryshme dhe është i punuar special për ata që dëshirojnë me mësu fotografinë. Në qoftë se jeni marakli në fotografi, e ke fotografinë pasion, ky libër të mëson se si me i përforcu aftësitë e tua dhe qysh me kalu edhe në biznes, me shndërru pasionin në të ardhura”, ka thënë Elezi.
Sipas tij, libri të mëson se çfarë është fotografia, për ndriçimin, për ekspozimin, si funksionon kamera, analizat teknike, çka është kompozicioni dhe në fund se si të fillohet një biznes në fotografi.
Se nga i ka ardhur ideja dhe frymëzimi, Elezi thotë se ka ardhur nga ndjenja dhe nevoja për t’i mësuar të tjerët për fotografi.
“Ideja dhe frymëzimi ka ardhur nga ndjenja dhe nevoja për t’i mësuar të tjerët sepse unë kam punuar edhe profesor i lëndës së muzikës për katër vite, kam ligjëruar fotografinë dhe ndoshta e kam në vete që ata që e di, t’ia mësoj edhe të tjerëve”, ka thënë ai.
Me një sy të mprehtë dhe një ndjeshmëri unike për momentet e veçanta, ka bërë që shtatë vite rresht të jetë i përkushtuar në realizimin e përkryer të këtij libri.
“Për me e realizu këtë libër ka zgjatur shtatë vite, e që dikujt mund t’i duket absurde, por që unë nga natyra jam detajist dhe mundohem me i vendos gjërat në detaje edhe ka pas raste kur kam shkruar gjashtë muaj, e jam kthyer për një ditë e kam fshirë të gjithë punën se çka kam shkruar”, ka thënë Elezi, duke theksuar se libri është lekturuar nga Engjëll dhe Amanda Xhons, të cilët sipas Elezit e kanë bërë një punë të mrekullueshme.
Elezi thotë se pas hulumtimeve që i ka bërë, nuk ka hasur në ndonjë fotograf shqiptar që ka realizuar një libër të formatit të tillë.
“Ka libra të formatit të tillë, me katalog dhe histori të fotografisë, por si të bëhesh fotograf nga A deri në Zh, nuk e di që ka”, ka theksuar ai.
Historia e veçantë nga procesi i realizimit të librit, sipas Elezit është se në fund të librit janë disa këshilla ku gjatë rrugëtimit të tij mbi 10 vjeçar si fotograf është ballafaquar me sfida të ndryshme.
“Në fund të librit janë disa këshilla, ku përgjatë rrugëtimi tim 10 vjeçare si fotograf jam ballafaquar me sfida të ndryshme dhe vit pas viti gjithçka që kam mësuar është e shkruar në këtë libër”, ka theksuar ai.
Elezi thotë se libri është i strukturuar në mënyrë të veçantë.
“Ky libër është i strukturuar në mënyrë të veçantë sepse për ta realizuar këtë libër më është dashur të lexoj goxha shumë libra dhe është i kombinuar nga mësimi që e kam marrë nga libra të autorëve të ndryshëm botëror dhe përvoja ime si fotograf është gjithçka në këtë libër”, ka thënë ai.
Libri “Photografy Masterclass” gjendet në Amazon në tri versione.
“Libri gjendet në Amazon në tri versione. I pari është iBook dhe kushton 9.99 dollarë, i cili është elektronik dhe gjithsecili mund ta shkarkojë në telefon. E ke librin me vete ngado që shkon. Ndërsa, versioni i dytë është ‘paperback’, me kopertina normale, dhe versioni i tretë është me kopertina më të trasha”, ka theksuar Elezi.
Si autori i parë shqiptar, Elezi thotë se libri është përzgjedhur të promovohet në të gjithë botën nga data 5 deri më 12 gusht.
Ndryshe, Elezi ka shpalosur edhe projektin e fundit për të cilin edhe është duke punuar në bashkëpunim me regjisorin Burim Baftiun.
“Projekti për të cilin jemi duke punuar është me regjisorin Burim Baftiu, me të cilin jemi duke i bërë gati mbi 400 video që do të postohen në Youtube, ku do të jetë një kanal i veçantë që për momentin nuk ekziston”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Moment historik” – Shkolla e Artit Pamor fiton garat komunale të futsallit në Gjilan
Qytetari ankohet për rrugën e dëmtuar në lagjen e komuniteteve rom në Kamenicë
“Gjurmët gjithmonë mbesin aty” – drejtoresha Arbenita Haziri-Sopi flet për angazhimin dhe arritjet e grave në udhëheqje
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret
"E urrejmë atë" - bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit
Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian