Arbeloa: Jemi larg arritjes së potencialit tonë të plotë

Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka pohuar se skuadra e tij është larg arritjes së nivelit më të lartë, por siguroi që puna e palodhur dhe dëshira e lojtarëve të mbetet e paprekur.
Los Blancos janë në një formë të mirë në kampionat duke marrë pesë fitore radhazi, por trajneri Arbeloa nuk është ende i kënaqur me nivelin e skuadrës, të cilën dëshiron ta përmirësoj.
"Jemi në pikën ku duhet të punojmë shumë. Ekipet e mëdha, për të fituar, duhet të bëjnë shumë gjëra mirë, dhe kjo vjen nga puna e palodhur dhe orët e shpenzuara”, ka thënë fillimisht Arbeloa.

“Qëndrimi dhe dëshira e lojtarëve mbeten po aq të mira. Jemi larg arritjes së potencialit tonë të plotë”, përfundoi trajneri i Real Madridit.
Ndryshe, Real Madridi përballet me Valencian nesër (e diel) në Mestalla dhe do të kërkojë të ushtrojë presion mbi Barcelonën në garën për titull, me vetëm një pikë që i ndan dy ekipet. /Telegrafi/





















































