LAJMI I FUNDIT:

Arafat Muaremi: Në rastin me bankën “Eurostandard” tashmë zbuluam një rrjet të madh të kompanive

Arafat Muaremi: Në rastin me bankën “Eurostandard” tashmë zbuluam një rrjet të madh të kompanive

Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi sot deklaroi se janë në rrugë të mirë për të dëshmuar se ku kanë përfunduar paratë e bankës “Eurostandard”.

“ne jemi në rrugë të mirë për të dëshmuar përgjegjësinë e të gjithëve që janë të përfshirë”, tha Muaremi.


Ai theksoi se veprojnë pas urdhrave të marra nga Prokuroria për krim të organizuar.

“Në fillim menduam se nuk është aq e organizuar, por kur nisëm të hetojmë në bankë dhe pas marrjes së xhirollogarive nga disa firma, vërtetuam se bëhet fjalë për një rrjet ku mund të thohet se bëhet fjalë për më shumë se 140 firma”, tha Muaremi./Telegrafi/