LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite i ofron mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike dhe luftës kundër krimit të organizuar

Arabia Saudite i ofron mbështetje Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike dhe luftës kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare.

Gjatë qëndrimit në Riad, ministri shqiptar është pritur nga homologu i tij, Princi Abdulaziz bin Saud bin Nayef bin Abdulaziz, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e parë mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

“Kjo marrëveshje mundëson një bashkëpunim më të drejtpërdrejtë në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër krimit kibernetik, terrorizmit dhe të gjitha formave të tjera të paligjshmërisë që destabilizojnë sigurinë në rajonet përkatëse”, shkruan ministri në rrjetet sociale.

“Gjithashtu marrëveshja kontribuon në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit dypalësh në zhvillimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për përballjen me krimin transnacional. Duke punuar së bashku ndërtojmë një ekosistem të sigurt dhe të qëndrueshëm për të garantuar prosperitetin e vendeve tona”, u shpreh ministri Çuçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori