Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite tha të martën se mbretëria mund të njohë Izraelin nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfshinte krijimin e një shteti palestinez.
“Ne jemi dakord që paqja rajonale përfshin paqe për Izraelin, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes paqes për palestinezët, përmes një shteti palestinez”, tha gjatë fjalës së tij, Princi Faisal bin Farhan, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
I pyetur nëse Arabia Saudite do ta njihte më pas Izraelin si pjesë të një marrëveshjeje më të gjerë politike, ai u përgjigj “sigurisht”, raporton zeriamerikes.
Pas fillimit të luftës, tetorin e kaluar, mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas që drejton Gazën, Arabia Saudite “ngriu” planet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, që mbretëria të normalizonte lidhjet me Izraelin, duke rishikuar me shpejtësi përparësitë diplomatike, thanë dy burime që kanë njohuri mbi qëndrimin e Riadit.
Dy burimet i thanë agjencisë së lajmeve reuters se do të ketë vonesa në bisedimet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, që shihet si një hap kyç, për të arritur atë që kërkon në këmbim mbretëria saudite, një marrëveshje mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara.
Para 7 tetorit, kur luftëtarët e Hamasit të mbështetur nga Irani ndërmorën sulmin në Izraelin jugor, udhëheqësit izraelitë dhe sauditë kishin sinjalizuar se po shënonin përparime të qëndrueshme drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, që mund të kishin ndryshuar Lindjen e Mesme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë