LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite mikpritëse e Samitit të Paqes të organizuar nga Ukraina – nuk ftohet Rusia

Arabia Saudite mikpritëse e Samitit të Paqes të organizuar nga Ukraina – nuk ftohet Rusia

Arabia Saudite do të presë një samit të paqes të organizuar nga ukrainasit në fillim të muajit gusht, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Konfirmimi vjen pasi Wall Street Journal raportoi se do të organizohet një samit dy-ditor, citon skynews.


Pas sulmeve me dron në Moskë, Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi
Lexo po ashtu Pas sulmeve me dron në Moskë, Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi

Bisedimet do të përfshijnë Ukrainën, vendet perëndimore dhe vendet kryesore në zhvillim, duke përfshirë Indinë dhe Brazilin – por Rusia nuk do të jetë pjesëmarrëse, transmeton Telegrafi.

Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, gjithashtu lëshoi një deklaratë, duke konfirmuar se bisedimet do të mbahen në Arabinë Saudite, por nuk përmendi se takimi do të zhvillohet në Jeddah.

Ndërsa Yermak nuk dha data specifike për samitin, gazeta amerikane raportoi se takimi do të zhvillohet më 5-6 gusht në qytetin arab, Jeddah.

Si mundet Ukraina të rimarrë Krimenë?
Lexo po ashtu Si mundet Ukraina të rimarrë Krimenë?

Yermak tha se “çdo pikë e Formulës së Paqes do të diskutohet në një format individual dhe grupor me përfaqësues të më shumë se 50 vendeve të botës pothuajse çdo javë”, duke iu referuar planit 10 pikësh të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, të cilin e paraqiti vitin e kaluar para liderëve botërorë në Samitin e G-20 në Bali, Indonezi.

Hapat përfshijnë një rrugë drejt sigurisë bërthamore, sigurinë ushqimore, një gjykatë speciale për krimet e dyshuara të luftës dhe një traktat përfundimtar paqeje me Moskën.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se Moska nuk i ka refuzuar kurrë negociatat e paqes me Ukrainën.

Ndryshe, për të filluar procesi i përfundimit të luftës, nevojitet një marrëveshje nga të dyja palët, por është e vështirë të arrihet derisa Rusia po vazhdon sulmet ndaj Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori