LAJMI I FUNDIT:

Si mundet Ukraina të rimarrë Krimenë?

Si mundet Ukraina të rimarrë Krimenë?

Gadishulli i Krimesë mbetet trofeu më i madh i politikës së jashtme të Vladimir Putinit, kështu që nuk ka gjasa të heqë dorë prej tij pa një luftë të ashpër.

Një artikull nga ekspertët e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë përshkruan rimarrjen e Krimesë si një “aksion ambicioz”.


“Vetëm dy rrugë lidhin Ukrainën me Krimenë; njëra kalon përmes një rruge të ngushtë prej dheu dhe tjetra mund të ndërpritet lehtësisht duke rrëzuar një urë”, thotë ai.

Gjenerali ukrainas, Budanov: Së shpejti do ta rikthejmë nën kontrollin tonë Krimenë
Lexo po ashtu Gjenerali ukrainas, Budanov: Së shpejti do ta rikthejmë nën kontrollin tonë Krimenë

Ai gjithashtu thekson se imazhet satelitore kanë treguar se Rusia po ngrit fortifikime mbrojtëse në gadishull. Këto do ta bëjnë më të ndërlikuar punën për të depërtuar forcat ukrainase, raporton skynews.

Ekspertja e inteligjencës, Louise Jones deklaroi se ‘qafa e tokës’ që lidh Ukrainën me Krimenë është “shumë e hollë” dhe “e ndjeshme ndaj bllokimit të ujit”.

Një ofensivë ukrainase këtu do të kishte nevojë për mbështetje të konsiderueshme si nga asetet ajrore ashtu edhe ato detare, tha ajo.

Ekspertët nga Korporata RAND gjithashtu pranuan se rikthimi i Krimesë ushtarakisht do të ishte “i vështirë”.

Megjithatë, ata sugjeruan se Ukraina mund të përdorë anije sipërfaqësore pa ekuipazh shpërthyes (USV) për të neutralizuar fuqinë ushtarake ruse në Krime.

Ukrainasit tregojnë se ku po kanë suksese kundërsulmet e tyre ndaj rusëve
Lexo po ashtu Ukrainasit tregojnë se ku po kanë suksese kundërsulmet e tyre ndaj rusëve

Teknologjia mund të fundos anijet luftarake dhe të shkatërrojë infrastrukturën detare, thanë ata.

“USV-të mund t’u mundësojnë forcave ukrainase të bllokojnë Krimenë. Të ndihmuara nga armë të tjera, forcat ukrainase mund të pengojnë forcat ruse që ta përdorin atë si një strehë të sigurt nga e cila mund të sulmojnë kontinentin ose të kërcënojnë anijet e Detit të Zi. Të tronditur nga sulmet, mungesa e furnizimeve dhe disi të izoluara, forcat ruse në Krime mund të bëhen më pak të afta”, shtuan ata.

Ndryshe, Krimea është pushtuar prej forcave ruse në vitin 2014 ndërsa autoritetet ukrainase kanë deklaruar se pa rikthimin e gadishullit, nuk ka paqe me Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori