Arabia Saudite ka liruar një shtetas amerikan nga burgu më shumë se një vit pas dënimit të tij për postime në rrjetet sociale përmes së cilave ka bërë kritika ndaj qeverisë, ka thënë familja e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Saad Ibrahim Almadi, 72 vjeç, i cili gjithashtu ka nënshtetësi saudite, u arrestua në nëntor të vitit 2021 kur mbërriti në Riad për të vizituar familjen e tij.
Ai u dënua në tetor me 16 vjet burg. Një gjykatë apeli e rriti afatin në 19 vjet muajin e kaluar.
Megjithatë, as autoritetet amerikane dhe ato saudite nuk kanë komentuar lirimin e Almadi.
Por djali i tij, Ibrahim, konfirmoi se babai i tij ishte në një rezidencë familjare në Riad, por tha se nuk ishte e qartë se kur mund të kthehej në shtëpinë e tij në Florida.
“Të gjitha akuzat janë hequr, por ne duhet të luftojmë ndalimin e udhëtimit tani”, citohet të ketë thënë Ibrahim për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ndryshe, Almadi u shpall fajtor nga një gjykatë për përpjekje për të destabilizuar mbretërinë dhe për mbështetjen dhe financimin e terrorizmit.
Atij i është shqiptuar edhe ndalimi i udhëtimit për 16 vjet.
Duke folur për rastin publikisht për herë të parë pas vendimit, Ibrahim i tha BBC-së se e vetmja provë e paraqitur më në fund në gjykatë kundër babait të tij ishin 14 postime në Twitter.
Postimet në Twitter, përfshinin kritika për prishjen e pjesëve të vjetra të qyteteve të Mekës dhe Jeddah, shqetësimin për varfërinë në mbretëri dhe një referencë për gazetarin e vrarë saudit Jamal Khashoggi.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai kishte ngritur çështjen e zotit Almadi dhe ato të qytetarëve të tjerë amerikanë që mbetën nën një ndalim udhëtimi në Arabinë Saudite, gjatë takimeve me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, kur ai bëri një vizitë korrikun e kaluar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre