LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite fillon një partneritet me kompaninë me bazë në Tajvan Foxconn për markën e veturave elektrike Ceer

Arabia Saudite fillon një partneritet me kompaninë me bazë në Tajvan Foxconn për markën e veturave elektrike Ceer

Fondi i pasurisë sovrane të investimeve publike të Arabisë Saudite sapo njoftoi lansimin e një marke të re EV të quajtur Ceer. Marka në fjalë është një sipërmarrje e përbashkët në mes të midis FIP të Arabisë Saudite dhe kompanisë me bazë në Tajvan, Foxconn.

Kjo e fundit ka për detyrë zhvillimin e platformës së veturave elektrike së bashku me sistemin e vetëdrejtimit dhe sistemin e info-argëtimit. Së fundmi, Foxconn prezantoi automjetet e saj të para nën markën Hon Hai rreth një javë më parë dhe shfaqi sistemin e tij të informacionit argëtues.


Shanset janë se Ceer do të përdorë sistemin e lartpërmendur të informacionit argëtues dhe disa nga platformat ekzistuese të veturave elektrike të Foxconn. Për më tepër, Ceer do të përdorë disa teknologji nga BMW, por nuk u fut në detaje rreth kësaj, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Ceer planifikon që deri në vitin 2025 të nxjerrë në treg automjetet e saj të para – një sedan dhe një SUV – dhe që të kontribuojë me rreth 8 miliardë euro në PBB-në e Arabisë Saudite deri në vitin 2034, duke ofruar edhe 30,000 vende pune gjatë këtij procesi.

Marka e re do të fokusohet kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut përpara se të ndjekë disponueshmërinë globale.Në fakt, Fondi i Investimeve Publike tashmë veçse është aksioneri më i madh në Lucid – një kompani e veturave elektrike me bazë në SHBA.

Ajo kontrollon 60% të firmës dhe po kërkon të ndërtojë një fabrikë prodhimi për Lucid e gjithashtu edhe një fabrikë të baterive për vetura elektrike në Arabinë Saudite. Të gjitha këto janë nisma që synojnë të reduktojnë varësinë e vendit nga nafta deri në vitin 2030. /Telegrafi/