Aptera, makina me tri rrota dhe formë interesante do të jetë së shpejti “në duart e klientëve” – dhe ka një çmim interesant!

Një vit e gjysmë më parë, Aptera Motors me bazë në San Diego filloi të marrë porosi për Aptera.
Bëhet fjalë për makinën e saj diellore me tri rrota që i ngjan një kryqëzimi midis Batmobile, Delorian dhe një aeroplani me përmasa personale, përcjell Telegrafi.
Kompania shiti shpejt modele të shumta të veturës dhe përfundoi duke e shtyrë datën e dorëzimit për shumë klientë.
Por në një webinar që ata zhvilluan muajin e kaluar, kompania njoftoi blerjen e një fabrike për të rritur prodhimin e automjeteve të tyre, gjë që mund të nënkuptojë se po fillon (ngadalë) një epokë e re e transportit pa emetime.
Kështu, Aptera synon të prodhojë 10,000 makina deri në fund të këtij viti, duke rritur përfundimisht prodhimin në 600,000 makina në vit.
Për momentin, kompania thotë se ka mbi 25,000 porosi (disa prej të cilave mund të dështojnë duke qenë se vendosja e një porosie kërkon vetëm një depozitë prej 100 dollarësh); por ata po vënë bast se kërkesa do të rritet pasi drejtuesit e makinave të vogla, qofshin ato me gaz apo elektrike, mund të zgjedhin të përdorin energjinë diellore.
Një nga detajet më domethënëse në lidhje me automjetet e Aptera është se modeli me “kohëzgjatje” prej 400 kilometrash ka një çmim relativisht të ulët 25,900 dollarë. Ndërkohë, modeli me rreze prej 1600 kilometrash kushton 46,900 dollarë dhe opsionet shtesë të personalizimit mund ta çojnë totalin deri në 50,700 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shihni se si Tesla reklamon sigurinë e Cybertruck

Si ‘lindi’ logoja e BMW dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë?

Modeli i ri Y i Tesla tani në shitje - zbulohen çmimi dhe specifika të tjera

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania