LAJMI I FUNDIT:

Apple do të ndërpresë prodhimin e iPod, pas 21 vitesh

Apple do të ndërpresë prodhimin e iPod, pas 21 vitesh

Apple ka njoftuar se do të ndërpresë riprodhimin e iPod Touch, duke i dhënë fund një pajisjeje të vlerësuar gjerësisht për revolucionarizimin e mënyrës sesi njerëzit dëgjojnë muzikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kur iPod-i i parë u lansua në vitin 2001, ai mund të ruante 1000 këngë ndërsa sot ka më shumë se 90 milionë këngë në shërbimin e transmetimit të Apple.


iPod Touch u projektua nga i njëjti ekip që më vonë shpiku iPhone, i cili shpejt e la në hije iPod-in.

Ndryshe, Apple përditësoi për herë të fundit iPod-in në vitin 2019.

Ka pasur modele të ndryshme iPod gjatë viteve – duke përfshirë Nano dhe Shuffle – por iPod Touch, i cili u lëshua në 2007 është modeli i fundit.

Apple thotë se ai do të mbetet i disponueshëm për ta blerë “derisa të jenë në dispozicion në stoqe”. /Telegrafi/