LAJMI I FUNDIT:

Apple së shpejti prezanton pajisjen për zgjerimin e realitetit virtual

Apple së shpejti prezanton pajisjen për zgjerimin e realitetit virtual

Bordi drejtues i kompanisë amerikane Apple, ka paralajmëruar më herët versionin e pajisjes më të re – që kompania e ka zhvilluar prej disa vitesh.

Derisa në kohën e Steve Jobs rreth Apple ka mbretëruar një atmosferë heshtje dhe rrjedhja e informacione për produktet e ardhshme ishin të rralla, ndërsa tani situata është më ndryshe, transmeton Telegrafi.

Jo vetëm që sot e “dimë” sesia do të duket dhe çfarë opsionesh do të ketë iPhone i ri që do të prezantohet në shtator, por edhe dihen planet për iPhone 15 dhe në përgjithësi iPhone.


Gjithashtu janë mësuar edhe prodhimi më i ri që kompania është duke e zhvilluar – dhe që mund të ketë rëndësi të madhe për të ardhmen e Apple.

Fjala është për syzet e mençura – përkatësisht “headset” pajisjen me përkrahjen e AR dhe VR, si dhe veturën elektrike. Informacionet e reja sugjerojnë që Apple nuk është larg prezantimit të pajisjes AR/VR.

Vetë prezantimi i një pajisje të tillë tek bordi drejtues, sipas analistëve nënkuptohet se po afrohen ditët e prezantimit zyrtar. Konferenca e ardhshme e Apple pritet të mbahet kah mesi i muajit të ardhshëm (WWDC), dhe ndoshta atëherë do të mësojmë disa detaje për Apple Glasses apo si do të quhet zyrtarisht pajisja.

Pajisja e prezantuar bordi ka tre ekrane me rezolucion të madh, ka një numër të sensorëve që do të përcjellin ambientin dhe lëvizje dhe do të bazohet në procesorin M1. Kur bëhet fjalë për çmime, asgjë deri më tani nuk dihet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kufjet jo-invazive rikthen të folurin te pacientët me ALS

Kufjet jo-invazive rikthen të folurin te pacientët me ALS

Teknologji
Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Teknologji
Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kalo në kategori