LAJMI I FUNDIT:

Apple publikon reklamën e re ‘të çuditshme’ për veçorinë me prekje të dyfishtë

Apple publikon reklamën e re ‘të çuditshme’ për veçorinë me prekje të dyfishtë

Tetorin e kaluar, kur Apple prezantoi ​​​​watchOS 10.1, përditësimi solli një veçori të re në Apple Watch Series 9 dhe Apple Watch Ultra 2: gjestet me prekje të dyfishtë.

Duke trokitur shpejt dy herë, Apple Watch përdor S9 SIP (System In Package) që zgjedh automatikisht veprimin kryesor për shumicën e aplikacioneve dhe njoftimeve.

Ka dy situata ku gjesti i prekjes së dyfishtë mund të bëjë më shumë se një gjë, ai mund të alternojë mes “Luaj” dhe “Ndalo” ose mund të kapërcejë një pjesë.

Një nga gjestet me prekje të dyfishtë do t’ju lejojë të bëni një foto, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe ky është fokusi i reklamës së re të çuditshme të Apple.

Ajo fillon me një burrë që qëndron në varkën e tij duke luftuar për të mbajtur një peshk të madh. Gjithçka që ai dëshiron të bëjë është të shkrep një foto duke mbajtur peshkun, ndërsa telefoni i tij ndodhet në një tavolinë përballë.

Pyetja kryesore është, si do të jetë në gjendje peshkatari të bëjë foton nëse ka një distancë nga telefoni?

E thjeshtë. Shikoni teksa ai me prekje të dyfishtë në Apple Watch e realizon fotografinë që dëshiron nga iPhone 15 Pro. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shkencëtarët gjetën mënyrën për të zbuluar

Shkencëtarët gjetën mënyrën për të zbuluar "halucinacionet" e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Zbulohen specifikat e Xiaomi 15 - duket si një përmirësim, por jo “tronditës” i Xiaomi 14

Zbulohen specifikat e Xiaomi 15 - duket si një përmirësim, por jo “tronditës” i Xiaomi 14

Teknologji
Elon Musk: Telefonat nuk do të ekzistojnë më në të ardhmen

Elon Musk: Telefonat nuk do të ekzistojnë më në të ardhmen

Elon Musk: Telefonat nuk do të ekzistojnë më në të ardhmen

Elon Musk: Telefonat nuk do të ekzistojnë më në të ardhmen

Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale: Twitter shkoi, Threads erdhi, Inteligjenca Artificiale hyri në lojë

Viti i ndryshimeve në rrjetet sociale: Twitter shkoi, Threads erdhi, Inteligjenca Artificiale hyri në lojë

Teknologji
Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Kalo në kategori