Një nga përfitimet e një modeli të tillë do të ishte dobësimi i mbizotërimit të Google në fushën e kërkimit.
Sipas informacionit që qarkullon ndër vite, Google po investon miliarda dollarë për të mbetur shfletuesi parazgjedhur në shfletuesin Safari të Apple – për iOS, iPadOS dhe macOS. Sipas marrëveshjes, përdoruesit e pajisjeve Apple kryejnë një kërkim “të paracaktuar” duke përdorur Google, përveç nëse ndryshojnë manualisht cilësimet në Safari, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ky bashkëpunim mund të përfundojë, sepse besohet se Apple ka filluar gjithashtu të zhvillojë shfletuesin e tij.
Presioni nga rregullatorët evropianë, të cilët kërkojnë që Apple të lejojë përdoruesit të zgjedhin shfletuesin e tyre të preferuar kur përdorin Safari për herë të parë, marrëdhëniet “e tendosura” me Google, si dhe teknologjitë “e pjekur” të Siri dhe iCloud, mund të inkurajojnë Apple të zhvillojë mjetin e vet të kërkimit.
Sipas blogut të teknologjisë Coywolf News, mund të ketë disa motive për një veprim të tillë. Para së gjithash, Apple, si ndërmarrja më e vlefshme në tregun botëror, nuk përfiton shumë nga bashkëpunimi aktual me Google. Një arsye tjetër është rritja e kërkesës së Apple për inxhinierë softuerësh të specializuar në teknologjitë e kërkimit dhe numrin e madh të reklamave të punës që ka vendosur kjo kompani kohët e fundit.
Duke gjykuar nga përshkrimet e punës së inxhinierëve që Apple synon të punësojë, motori i kërkimit i Apple mund të funksionojë si një koleksion i të dhënave të personalizuara, të ngjashme me Google Assistant në Android.
Përfitimet e një modeli të tillë për Apple do të ishin: dobësimi i mbizotërimit të Google në fushën e kërkimit dhe zvogëlimi i aftësisë së tij fituese përmes reklamimit dhe minierave të të dhënave dhe promovimi i shërbimeve dhe produkteve të Apple. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

DeepSeek ndan të dhënat e përdoruesit me pronarin e TikTok – ByteDance, thotë Koreja e Jugut

Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin ‘më të zgjuar’ të Elon Musk

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin 'më të zgjuar' të Elon Musk

"Diaspora Economic Forum", ICK njofton se takimi informues do të mbahet më 26 shkurt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

“Rri i fortë dhe mos e ndal buzëqeshjen”- Getinjo mesazh mbështetës për Gjestin

Ismajli për Newborn: E kom rujt prej tana partive – s’kom lanë mesazh të Vetëvendosjes në monument

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut nuk arriti të ndalë lotët gjatë fjalimit lamtumirës

Sejdiu: Thaçi e ka lexuar deklaratën e pavarësisë, nuk e ka shpallur

Zgjedhjet, pesë çështje kyçe me të cilat përballet kancelari i ardhshëm i Gjermanisë