LAJMI I FUNDIT:

Apple planifikon që vitin e ardhshëm të rifreskojë tërë linjën e iPad-ve

Apple planifikon që vitin e ardhshëm të rifreskojë tërë linjën e iPad-ve

Pasi që të përfundojë ky vit, Apple planifikon të rifreskojë plotësisht linjën e saj të iPad.

Gazetari i Bloomberg, Mark Gurman, pretendon se Apple nuk ka prezantuar iPad-in e ri gjatë këtij viti, gjë që kurrë nuk ka ndodhur më parë në historinë e kësaj pajisje, transmeton Telegrafi.


Edhe pse kanë mbetur edhe dy muaj deri te fundi i vitit, Gurman konsideron se iPad të ri nuk do të ketë sivjet. Ai pretendon se Apple planifikon të rifreskojë tërë linjën e iPad-ëve në vitin e ardhshëm.

“Apple mund ta ketë ‘ngutur’ paksa procesin e prodhimit dhe të prezantojë prodhime të reja, por iPad-ët e përmirësuar dhe dëgjueset AirPods akoma nuk janë të gatshme për treg. Kompania planifikon të rifreskojë tërë linjën e iPad-ëve gjatë vitit te ardhshëm”, tha Gurman.

Ai nuk specifikoi se për cilët modele bëhet fjalë, por “e tërë linja” do të duhej të përfshihej – iPad mini, iPad, iPad Air dhe iPad Pro.

Të gjithë këto pajisje ishin rifreskuar në vitin e kaluar, përveç iPad mini, që kanë versionin më të ri e pati prezantuar në vitin 2021. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Kalo në kategori