LAJMI I FUNDIT:

Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente

Apple nuk është i interesuar për unazat inteligjente

Apple do të fokusohet në një orë inteligjente në vend të një unaze inteligjente.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë finlandeze të teknologjisë shëndetësore Oura, Tom Hale, tha se Apple nuk do të prezantojë një unazë inteligjente, pavarësisht spekulimeve se prodhuesi i iPhone mund të jetë duke konsideruar një lëvizje në këtë kategori produktesh, raportoi CNBC.

Kompania Oura ka zhvilluar unaza inteligjente që kur u themelua në vitin 2013.


Në një intervistë me CNBC në Web Summit në Lisbonë, Hale tha se ai mendon se Apple “nuk është i bindur për vlerën” e një unaze dhe ore inteligjente në një projekt të përbashkët, domethënë se ata besojnë se prodhimi i një unaze inteligjente do të zvogëlonte vlerën e Apple Watch inteligjent, i cili është në treg.

“Apple është një kompani shumë e përqendruar. Ata thonë “ne vëmë bast për orën. Ne do ta bëjmë orën platformën tonë’”, tha Hale.

Një unazë inteligjente është një lloj pajisjeje me sensorë që mund t’i japin përdoruesit informacione për shëndetin, aktivitetet dhe gjumin e tyre.

Ato janë të lehta dhe kanë një jetë të gjatë baterie, kështu që mund të vishen gjatë gjithë ditës, duke përfshirë edhe gjatë gjumit.

Oura së fundmi prezantoi gjeneratën e saj të ardhshme Oura Ring 4. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Teknologji
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Mark Zuckerberg thotë se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë Samsung

Mark Zuckerberg thotë se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë Samsung

Kalo në kategori