LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të jetë duke punuar në telefonin e tyre të palosshëm

Apple mund të jetë duke punuar në telefonin e tyre të palosshëm

Çdo ditë duket sikur ka thashetheme dhe spekulime në lidhje me një kompani tjetër që punon në një telefon të palosshëm. Xiaomi, Huawei, LG, Lenovo, Motorola thuhet se kanë një telefon të palosshëm ose fleksibil në zhvillim.

Të enjten, Apple përditësoi një patentë me vizatime të një telefoni të palosshëm. Ky është një vazhdim i një patenti të paraqitur fillimisht në 2011 dhe i azhurnuar në vitin 2016 me një vizatim të asaj që mund të jetë një iPhone me një ekran fleksibël.

Ajo që e bën këtë përditësim të ri veçanërisht interesant është koha e publikimit. Të mërkurën, më 20 shkurt, Samsung pritet zbuloj më shumë nga telefoni Galaxy X, kur lanson Galaxy S10.

Vizatimet e reja tregojnë një telefon që palohet deri në gjysmë. Është një qasje e ngjashme që Motorola ka në një patentë për telefonin Razr, në mënyrë që ta bëj telefonin më praktik kur nuk është në përdorim.

Në ndërkohë, qasjet e Samsung dhe Xiaomi duken më shumë për transformimin e një telefoni në një mini tablet. /Telegrafi/