LAJMI I FUNDIT:

Apple dhe të tjerët mund të përfitojnë nga padia e SHBA kundër Google

Apple dhe të tjerët mund të përfitojnë nga padia e SHBA kundër Google

Një padi historike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndaj Alphabet, kompania mëmë e Google mbi dominimin e saj në teknologjinë e reklamimit, mund t’i ndihmojë rivalët dhe faqet e internetit që shesin hapësira reklamuese, por që disa ekspertë për Reuters thanë se kjo e bënë të paqartë të ardhmen për vetë reklamuesit.

Ankesa nga Departamenti i Drejtësisë ndaj Google, e cila u bë gjatë së enjtes, i bëri thirrje kompanisë që të heqë dorë nga Google Ad Manager, një grup mjetesh duke përfshirë një që lejon faqet e internetit të vendosin hapësirë reklamash për shitje dhe një tjetër që shërbeu si një treg reklamash që përputhte automatikisht reklamuesit me botuesit e reklamave.

Nëse padia e Departamentit të Drejtësisë do të ketë sukses, atëherë “reklamuesit dhe botuesit mund të kenë më shumë ndikim me më shumë opsione – dhe rrjedhimisht më shumë konkurrencë”, tha Neil Begley nga Moody’s Investors Service, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Apple Inc, e cila është duke e rritur vazhdimisht biznesin e saj të reklamave dhe duke e promovuar atë si të fokusuar në privatësi, mund të jetë një përfitues nëse reklamat e Google bëhen më pak efektive, tha Brian Mandelbaum, shefi ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave Attain.

Drejtuesit e industrisë së reklamave thonë se biznesi i Google në vendosjen e reklamave në faqet e internetit që nuk zotëron i jep Google informacion të vlefshëm mbi efektivitetin e një reklame.

Apple e ka “aftësinë për të qenë një forcë e re dominuese” në reklamim, për shkak se ata kanë të dhëna të cilat i marrin nëpërmjet telefonave të tyre, shfletuesit të tyre të internetit Safari dhe shpërndarjes të aplikacioneve nëpërmjet App Store, shtoi tutje Attain.

Konkurrentët e Google në teknologjinë e reklamimit vazhdimisht po krijojnë produkte të cilat u shërbejnë edhe publikuesve sikurse ueb-faqet e lajmeve, të cilat shesin hapësira reklamuese, e edhe reklamuesve të cilët i blejnë këto hapësira, ashtu sikurse që bën Google momentalisht, deklaroi Paul Bannister, zyrtar i lartë i strategjisë në CafeMedia, e cila u ndihmon publikuesve të vegjël dhe mesatarë që të shesin hapësira reklamuese. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori