LAJMI I FUNDIT:

Apple blen një kompani çdo tri-katër javë

Apple blen një kompani çdo tri-katër javë

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, ka blerë rreth 100 kompani gjatë gjashtë vjetëve të fundit, zbuloi shefi ekzekutiv i firmës, Tim Cook.

Kjo përkthehet në një kompani çdo tri-katër javë, tha ai në mbledhjen vjetore të aksionarëve të Apple.

Cook tha se blerjet kryesisht shënjestrojnë teknologjitë dhe talentet.

Blerja më e madhe e Apple në dekadën e fundit ishte ajo e prodhuesit të kufjeve, Beats Electronics, në vlerë prej tre miliardë dollarësh.

Një tjetër blerje e profilit të lartë ishte kompania e programeve të njohjes së muzikës Shazam, në vitin 2018, për 400 milionë dollarë, raporton rel.

Më shpesh, Apple blen firma më të vogla të teknologjisë dhe më pas i përfshin risitë e tyre në produktet e saj.

Një shembull është PrimeSense, një kompani izraelite, teknologjia e së cilës ka kontribuar në FaceID, apo programin e njohjes së fytyrës në Apple.

Apple është ndër kompanitë më fitimprurëse në botë. Vlera e saj është mbi dy trilionë dollarë.