LAJMI I FUNDIT:

Apple bëhet kompania e parë që arrin vlerën e tregut prej 3,000,000,000,000 dollarësh

Apple bëhet kompania e parë që arrin vlerën e tregut prej 3,000,000,000,000 dollarësh

Gjiganti teknologjik Apple është kthyer në kompaninë e parë që kap vlerën e 3 trilionë dollarëve në treg.

Reklama

Në ditën e parë të 2022-së, aksionet e kompanisë arritën një rekord prej 182.88 dollarësh. Çmimi i aksioneve të kompanisë është rritur për 5,800 për qind prej kur themeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv Steve Jobs ka prezantuar telefonin e parë iPhone në vitin 2007, përcjell Telegrafi.

Janë dashur 16 muaj që kompanisë Apple t’i rritet vlera prej 1 trilion dollarë, duke qenë kompania e parë në treg që ka kapur vlerën e trilion dollarëve, në gusht të vitit 2018.

Apple nuk është e vetmja kompani në “klubin e trilion dollarëshit”. Amazon, Google (Alphabet), Microsoft dhe Tesla tejkalojnë kapitalin e tregut prej 1 trilion dollarësh.

Rritja e vlerës së tregut të aksioneve të Apple

Ndërsa, Facebook (Meta) tejkaloi vlerën prej 1 trilion dollarësh në qershor të 2021-së, por aktualisht është poshtë kësaj vlere.

Vitet e fundit, Apple gjithashtu është në garë për të zotëruar epitetin e kompanisë më të vlefshme në botë.

Kompania është themeluar më 1976, nga Steve Jobs dhe partnerët e tij të biznesit, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

S’ka askund si zbritjet e maraklive n’BAU Market

Bau Market
Coca-Cola me inovacion të ri, prezanton tapat e pandashme të shisheve për ta lehtësuar riciklimin

Coca-Cola me inovacion të ri, prezanton tapat e pandashme të shisheve për ta lehtësuar riciklimin

Coca-Cola HBC
Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Ekonomi
Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

Vitaland
6 cent zbritje në të gjitha pikat e Petrol Company

6 cent zbritje në të gjitha pikat e Petrol Company

Petrol Company
Transfero studimet në Universum dhe merr diplomë të fuqizuar nga Universiteti më i madh në SHBA!

Transfero studimet në Universum dhe merr diplomë të fuqizuar nga Universiteti më i madh në SHBA!

Kolegji Universum
Kalo në kategori