LAJMI I FUNDIT:

Apple AirPods Pro 2 merr përditësimin e parë të firmuerit

Apple AirPods Pro 2 merr përditësimin e parë të firmuerit

Kufjet Apple AirPods Pro 2 TWS të prezantuara në fillim të këtij muaji dhe që dolën në shitje para disa ditësh, po marrin përditësimin e tyre të parë të firmuerit.

Firmware-i i ri ka numrin e versionit 5A377 dhe shënimet e lëshimit thonë se ai vjen me rregullime të gabimeve dhe “përmirësime të tjera”, por ne nuk e dimë se cilat defekte janë eliminuar dhe çfarë është përmirësuar me këtë përditësim, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.


Përditësimet e firmuerit në AirPods zakonisht bëhen kur ato janë duke u rimbushur dhe kur gjenden në rrezen Bluetooth të iPhone, iPad ose Mac-in tuaj, dhe nuk ka asnjë mënyrë standarde për t’i instaluar përditësimet në mënyrë manuale, kështu që do t’ju duhet të prisni derisa përditësimi të arrijë në kufjet tuaja.

Megjithatë, nëse nuk e dini se çfarë firmueri kanë AirPods-et tuaja, sigurohuni që iPhone ose iPad-i juaj ka të instaluar versionin më të fundit të OS, hapni aplikacionin Settings dhe shkoni te Bluetooth > AirPods. Tani prekni lehtë mbi butonin “Më shumë informacion” i shënuar me “i” dhe lëvizni poshtë në seksionin “About” për të gjetur versionin e firmuerit.

Në Mac, shkoni tek Option – klikoni logon e Apple nga menyja e Apple dhe zgjidhni “Informacioni i Sistemit”. Tani klikoni “Bluetooth” dhe shikoni nën AirPods-at tuaj për versionin e firmuerit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Teknologji
Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Kalo në kategori