LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni “Rritu e Mëso” që po pëlqehet nga fëmijët dhe prindërit, Korenica i kënaqur pas lansimit

Aplikacioni “Rritu e Mëso” që po pëlqehet nga fëmijët dhe prindërit, Korenica i kënaqur pas lansimit

“Rritu dhe Mëso” është aplikacioni i dedikuar për fëmijë në gjuhën shqipe që është lansuar tash e disa ditë.

Aplikacioni ka për qëllim edukimin dhe argëtimin e fëmijëve. Në aplikacion fëmijët mund të gjejnë lojëra me ngjyra, puzzle, mund të mësojnë të ngjyrosin, të mësojnë shkronjat, si të shkruhen shkronjat, të mësohen numrat e shumë gjëra tjera edukative.


Themeluesi i këtij aplikacioni, Artan Korenica, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se komentet që kanë marrë pas lansimit të aplikacionit janë shumë pozitive, duke shtuar se gjithçka po shkon mirë.

“Më datën 1 tetor e kemi lansuar  aplikacionin, d.m.th janë shku disa ditë prej se e kemi lëshuar, është tu shku shumë mirë sepse ne jemi duke shikuar si po shkojnë shkarkimet, jemi shumë mirë edhe diaspora po e shkarkon mjaft mirë. Si fillim është tu shku gjithçka shumë mirë, ne jemi tu e kontrollu, të shohim ne jemi tu dashtë më shty sa më shumë përpara e me shpërnda, por si fillim jemi shumë të kënaqur”, ka deklaruar ai.

Korenica ka thënë se ideja për aplikacion ka nis gjatë vitit 2020, kur kemi qenë të mbyllur për shkak të COVID-19.

“Ideja për aplikacion ka nis gjatë pandemisë sa jemi kanë të mbyllur, ku pata më shumë kohë me u marrë me fëmijët dhe fillova me hulumtu pak se çka mundem me pa me ta diçka shqip. A ka diçka që ia vlen me pa me fëmijët e mi, e pashë që nuk patë asgjë edhe thash pse mos me fillu me bo disa emisione sepse ne jemi tu shku paralelisht edhe me aplikacionin, të njëjtën kohë jemi duke punuar edhe për video në Youtube që mundesh me pa video, emisione të ndryshme, kështu që gjatë kësaj periudhe sa jemi kanë të mbyllur fillova me shkru një lloj skenari qysh mundemi me bo një aplikacion”, theksoi ai.

Gjatë intervistës, Korenica shtoi se janë bërë 1 vit e gjysmë që kanë filluar të punojnë për realizimin e aplikacionit. Gjithashtu, ai tregoi se deri tani nuk kanë pasur mbështetje nga institucionit.

“Nuk kemi pas mbështetje deri kemi interesim prej Ministrisë së Arsimit që me i bo disa takime, për me prezantu projektin, pasi në momentin që e lansuam atyre u pëlqej se çfarë kemi bërë, mesazhet që jemi tu i dhanë”, ka thënë mes tjerash ai.

Artan Korenica, ideator i aplikacionit “Rritu e Mëso”

Në intervistë, Korenica foli edhe për përfshirjen e artistëve në këtë projekt.

“Shumica e njerëzve që kanë punuar në këtë projekt janë që iu ka pëlqyer projekti, dhe kanë dashtë me na ndihmu, artistat e krejt çka janë të përfshirë në këtë projekt askush nuk është paguar diçka, por bashkë e kemi shty përpara. Unë jam ai që e kam mbledhë grupin edhe kemi filluar me punu, buxhetin e kemi zero për momentin”, potencoi ai.

Korenica tha se aplikacioni është i përshtatshëm për fëmijët prej moshës 0 deri në 7 vjeç.

“Për momentin aplikacioni është prej moshës 0 deri në 7, për shkak se e mëson edhe alfabetin. Ne e kemi pasuruar aplikacionin, pasi kur hyn një fëmijë aty ka mundësi të ushtrojnë shkronjat, janë edhe më lujt edhe me mësu,  kemi qit numrat, kemi lojën me ngjyros, ku mësojnë edhe ngjyrat, po të njëjtën kohë mëson edhe kafshët”, u shpreh ai.

Më tej, Korenica theksoi se janë duke bërë përgatitje që çdo muaj në aplikacion të këtë rifreskime.

Kurse, siç tregoi Korenica aplikacioni aktualisht është 30 përqind pa pagesë.

“Një fëmijë nuk mundet me shkarku aplikacionin, ne e kemi bo me qëllim që prindërit ta shkarkojnë dhe të regjistrohen fillimisht e pastaj me marrë aplikacionin. Këto e kemi bërë për çështje sigurie, e 30 përqind është pa pagesë, mundesh me hap me provu lojërat nëse të pëlqen atëherë e ki mundësinë me ble komplet aplikacionin, i cili kushton për momentin 3.99 euro, e blen njëherë dhe pastaj është gjithmonë i juaji. Ne jemi duke provuar me lëshu komplet pa pare por jemi tu shiku mundësitë me Ministrinë e Arsimit. Këtë kosto e ka për shkak se kemi investu shumë për më zhvillu këtë aplikacion”, u shpreh Korenica.

Themeluesi  aplikacionit në fund të intervistës tha se nëse fëmijët kanë 1 orë për të luajtur në telefon, atëherë është mirë të i jepet ky aplikacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori