LAJMI I FUNDIT:

Aplikacioni francez “numëroji kafshatat” në bazë të fotografisë

Aplikacioni francez “numëroji kafshatat” në bazë të fotografisë

Nëse keni vendosur t’i përmbaheni ushqimit të caktuar më nuk do të keni justifikim që ta shmangni çdo herë kur nuk jeni në shtëpi

Ekzistojnë shumë aplikacione të cilat me rastin e blerjes së artikujve ju ndihmojnë në llogaritjen e kalorive për racionin të cilin dëshironi ta përgatisni, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, kur nuk keni mundësi të hani nga shtëpia racionin për të cilin dini vlerat kalorike, kur shkoni mysafir te miqtë apo kompania në të cilën punoni ka organizuar ndonjë festë, Foodvisor është aty që t’ju ndihmojë që vetëm në bazë të fotografisë t’i përmbaheni planit tuaj dhe të shmangni ngrënien e tepërt. Është i qasshëm edhe për Android dhe pajisje IOS.

Kur të regjistroheni, nutricionisti virtual nga ju do të kërkojë të definoni qëllimin tuaj – qoftë të jetë ai që të humbni kilogramët, të shtoni masën muskulore apo thjesht t’u përmbaheni shprehive të shëndetshme.

Në bazë të moshës, peshës dhe gjatësisë do t’ju rekomandojë numrin e përgjithshëm të kalorive të cilat do të duhej t’i merrni në nivel ditor dhe t’i shpërndajë në kafjall, drekë dhe darkë.

Gjithashtu, Foodvisor do t’ju informojë për atë se a po i realizoni qëllimet tuaja, në bazë të kalorive të cilat i digjni, por për të cilat merr informacione nga aplikacionet e tjera, të cilat shënojnë aktivitetet tuaja sportive apo veprimet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori