APKE bën thirrje për përgjegjësi ndaj zgjedhjeve dhe zbatim të Marrëveshjes së Përzhinos
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i cili dje dhe pardje ishte në Shkup me qëllim që të bëjë vlerësim për atmosferën parazgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor, u prononcua me kumtesë në të cilën ftohet në të gjitha forcat politike nga Maqedonia që të tregojnë përgjegjësi ndaj zgjedhjeve dhe ta zbatojnë marrëveshjen e Përzhinës, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
Delegacioni, i kryesuar nga Stefan Shenah (Austri), përkujtoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë konvokuar në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së Përzhinës për të cilën ka ndërmjuetësuar BEja me qëllim që t’i jepet fundit krizës politike që ka pasuar pas zgjedhjeve presidenciale dhe në fillim të zgjedhjeve parlamentare në prill të vitit 2014. Partia kryesore opozitare i ka konstatuar rezultatet nga zgjedhjet dhe e ka bojkotuar parlamentin deri në shtator të vitit 2015, thuhet në kumtesën e APKE-së.
Delegacioni ka vërejtur se fushata parazgjerdhore është shënuar me çështje afatgjate kontestuese, siç janë saktësi në listën zgjedhore dhe reforma mediale. Ai gjithashtu vërejti se klima dukshëm është përkeqësuar pas vendimit të presidentit që të amnistojë 56 persona, mes të cilëve edhe persona të përndjekur nga ana e prokurorit special i caktuar me Marrëvshjen e Përzhinës që t’i hetojë këto akuza serioze duke përfshirë edhe mashtrimet zgjedhore të përmbajtura në bisedat të incizuara në mënyrë të paligjshme të publikuara nga opozita.
Ky vendim ka shkaktuar protesta të mëdha nëpër rrugë, polarizim të rritur në shoqëri dhe seriozisht e minojnë punën e prokurorit special. Delegacioni kërkoi nga autoritetet e Maqedonisë që të gjendet mënyrë për revokim të aminsitisë nga presidenti, sa më shpejt që është e mundur. Delegacioni ka qenë koshient se të gjitha partitë politike, fillimisht kanë ndarë mendim të njëjtë se zgjedhjet e parakohshme do të jenë mënyra e vetme për zgjidhje të krizës vijuese politike. Dhe për këtë i vjen keq për vendimin e LSDM-së për bojkotin e zgjedhjeve dhe ka shprehur shqetësim për shkak të pozicionit të partive shqiptare BDI dhe PDSH, të cilat mendojnë për bojkot të zgjedhjeve. Delegacioni i APKE-së e ka konfirmuar pozicionin se bojkoti në zgjedhje nuk është qasje konstruktive për qeverisjen e mirë dhe është në kundërshtim me rregullat e demokracisë.
Delegacioni më tej sipas kumtesës së APKEsë ka shprehur shqetësim serioz për saktësinë e listës zgjedhore, që është me rëndësi qenësore që të kthehet besimi i opinionit në procesin zgjedhor. Ai e ka vërejtur shqetësimin e partive për mbulim medial të fushatës, kjo edhe krahas ndryshimeve të paradokohshme në kodin zgjedhor. Ai gjithashtu konsideron se nevojitet që të ndërmerren masa konkrete për ndarje të aktiviteteve shtetërore dhe partiake, që të parandalohet frikësimi i votuesve. Keqpërdorimi i resurseve administrative çështje të ngritura nga ana e APKE-së në zgjedhjet e monitoruara paraprake që ka qenë gjithashtu lëndë e shqetësimit të delegacionit.
Delegacioni u bën thirrje të gjitha palëve tërësisht ta zbatojnë marrëveshjen e Përzhinës, e cila ofron rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe e cila në plan afatgjatë ofron zgjidhje sistematike. Ai bëri thirrje të arrihet marrëveshje politike që të sigurohet fushatë zgjedhore pa pengesa, që të tregojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie në zvogëlimin e tensioneve në shoqëri, në interes të qytetarëve dhe për të mirën e stabilitetit të vendit. Delegacioni me kënaqësi ka vënë në dukje se demonstratat, në të cilat marrin pjesë, mes të tjerash, organizata studentore, së bashku me organizata joqeveritare, nuk rezulton me përleshje serioze, qoftë me polici ose me kundërdemonstrata në të njëjtën kohë.
Delegacioni u bën thirrje autoriteteve të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që t’iu mundësohet partive politike të mblidhen në fushatë në mënyrë të qetë. Delegacioni parazgjedhor i APKE-së ishte në Shkup në ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Delegacioni në të cilin përveç Shanah gjenden edhe gjashtë anëtarët e tij: Frank J. Jensen nga Norvegjia (Partitë popullore), ErikNiels Kros (EstoniLiberalët), Tom Pakalen (Finlandë), Andrej Hunko (Gjermani, Majtistja e bashkuar), Luis Kristofersen (Norvegji, grupi socialist) dhe Valeriu Giletçi (Moldavi, Partitë popullore), kishin takime me kryetarin e Kuvendit dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, si dhe takime me përfaqësuesit e partive politike të cilët marrin pjesë në zgjedhjet, kryetarin dhe anëtarin e KSHZ-së, prokurorin publik, si dhe me anëtarët e korit diplomatik dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, shoqata civile dhe mediat. Për zgjedhjet për qershorin APKE-ja do të dërgojë delegacion 22 anëtarësh për vëzhgimin e votimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Akuzoi të atin për abuzim seksual, adoleshentja nga Kavaja tërheq denoncimin: E bëra se më gjeti disa biseda në celular
Shqiptarja në Itali plagos me thikë dy fqinjët e saj, nënë e bijë në gjendje kritike për jetën
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë