Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimet e Gjykatës penale të Shkupit, pra Gruevski, Janakieski, Jankuloska, Bozhinovski, dhe Protugjer, mbeten pa pasaporta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë këta ish-funksionarë shtetëror janë të përfshirë në lëndën ''Titanik'' për mashtrime zgjedhore, ndërkaq ankesat e tyre nuk janë pranuar, me çka vërtetohet vendimi i Gjykatës së shkallës së parë.


Ata kërkuan pasaportat, kurse PSP-ja kërkoi paraburgimin e tyre. Në këtë vendim të Apelit nuk parashihet ankesë tjetër./Telegrafi/