Gjykata e Apelit e ka konsideruar të ligjshëm vendimin dënues të Gjykatës së Pejës, në të cilin roja i Burgut të Dubravës, Xhevat Blakaj ishte gjykuar me 1 vit 6 muaj burgim efektiv dhe 1000 euro gjobë për ushtrim të ndikimit.
Blakaj akuzohej se kishte marrë ryshfet 2 mijë euro, për të transferuar një të dënuar në një burg gjysmë të hapur dhe për këtë veprim inkrimunues, pasi i njëjti kishte pranuar fajësinë, më 22 nëntor 2021 ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë nga Gjykata e Pejës.
Vendimi i Gjykatës së Pejës, më 21 shkurt 2022, është vërtetuar nga kolegji i Gjykatës së Apelit i kryesuar Tonka Berishaj, me anëtarët Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni, duke e refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit, avokatit Salih Mekaj, për ulje të dënimit, ndërrim të cilësimit juridik dhe të Prokurorisë për rritje të dënimit.
Mbrojtja në ankesë ka pretenduar se Gjykata e Pejës kishte shkelur ligjin penal kur të pandehurin e kishte gjykuar për ushtrim ndikimi pasi sipas mbrojtjes, veprimet inkriminuese nuk kishin të bënin me këtë vepër penale por me atë të mashtrimit. Mbrojtja pretendon se i mbrojturi i tij nuk kishte ndikuar tek ndonjë person zyrtar dhe në bazë të pozitës së tij që mbante, nuk ka patur mundësi të ushtronte ndikim për ta transferuar të dëmtuarin nga burgu.
Përveç kësaj, avokati Mekaj pretendonte trupi gjykues nuk kishte pasur përbërje të rregullt pasi në shqyrtim fillestar sipas mbrojtjes duhet të gjykojnë trupi gjykues dhe jo një gjykatës i vetëm dhe se Gjykata e Pejës nuk kishte vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese të cilat e kanë arsyetuar një dënim më të butë.
Në anën tjetër, Prokuroria e Pejës ka kërkuar që ndaj të pandehurit të shqiptohet një dënim më i rëndë.
Gjykata e Apelit lidhur me pretendimin e mbrojtjes për parregullsinë e trupit gjykues e ka refuzuar si të pabazuar, duke arsyetuar se në shqyrtimin fillestar kur i pandehuri pranon fajësinë zhvillohet nga gjykatësi i vetëm gjykues.
“Dispozitat e Kodit të procedurës penale kanë përcaktuar se përbërja e trupit gjykues prej tre gjyqtarëve profesionistë zhvillohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, ndërsa në shqyrtim fillestar është i drejtë zhvillimi i procedurës nga ana e kryetarit të trupit gjykues, për çka kjo nuk përbën shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Më konkretisht neni 248 paragrafi 4, ka përcaktuar se: “ Kur gjyqtari i vetëm gjykues ose Kryetari i trupit gjykues bindet se janë vërtetuar faktet nga Numri i lëndës: 2021:187612 Datë: 23.02.2022 Numri i dokumentit: 02745331 5 (6) 2022:003811 paragrafi 1, ai merr aktvendim me të cilin pranon fajësinë nga i pandehuri dhe vazhdon me shqiptimin e dënimit…”, thuhet në arsyetimin e Apelit.
Po ashtu sipas Apelit i ka cilësuar të drejta që veprimet inkriminuese të pandehurit ishin të përfshira në veprën penale të ushtrimit të ndikimit dhe jo të mashtrimit siç pretendonte mbrojtja.
“Lidhur me shkeljen e ligjit penal përkitazi me elementet e veprës penale për të cilën është shpallur fajtor i akuzuari, gjykata vlerëson se vepra penale për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor, nga dispozitivi i aktgjykimit rrjedhë se faktet e përshkruara përbëjnë saktësisht elementet e veprës penale për të cilat i akuzuari është shpallur fajtor, dhe rrjedhimisht nuk rezulton shkelja e ligjit penal”, thuhet në arsyetimin e Apelit.
Apeli lidhur pretendimet e avokaitit Salih Mekaj se me veprimet e të mbrojtur të tij nuk ishte shkaktuar ndonjë pasojë dhe se ishte nxitur nga dëshmitarja të kryente veprën penale, ky pretendim nuk ka kaluar në Gjykatën e Apelit.
Kjo për shkak se simulimi ishte realizuar sipas dispozitave ligjore përmes urdhëresës së Gjykatës dhe dëshmitarja i kishte dhënë të hollat të pandehurit nën udhëzimet e policisë dhe se kjo sipas Apelit nuk përbënte nxitje por veprime të simulimit për të zbatuar masën e fshehtë.
Në fund, Apeli ka arsyetuar se Gjykata e Pejës kishte marrë parasyshë të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese më rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit dhe duke refuzuar ankesën e Prokurorisë për rritje të dënimit.
Ndryshe, më 2 nëntor 2021, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj rojës së burgut në Dubravë, Xhevat Blakaj, nën dyshimin se ka pranuar 2 mijë euro për të transferuar një të dënuar në burgun gjysmë të hapur.
Këtë aktakuzë e kishte ngritur prokurorja e Krimeve të Rënda, Sahide Gashi.
Për ngritjen e kësaj aktakuze, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejë, Shkodran Nikqi, kishte thënë se ndaj Blakajt është ngritur aktakuzë për veprën penale “Ushtrim ndikimi”.
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se më 20 gusht 2021, në Istog, në parkingun e restaurantit “Trofta”, i akuzuari Xhevat Blakaj kërkon dhe pranon përfitim për vete me pretendimin se ai është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që kur N.N së bashku me R.R, këtu dëshmitare kishin shkuar në vizitë tek Ali Haxhishabanit, këtu i dëmtuar, i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë Qendër.
Sipas prokurorisë, i dënuari iu kishte thënë se një oficer me emrin Xhevat po i kërkonte shumën prej 2 mijë euro me kusht që ta transferonte nga pjesa e tipit të mbyllur në pjesën e burgut të tipit gjysmë të hapur dhe sipas porosisë së të pandehurit, ua jep numrin e tij kontaktues, e meqë e njëjta nuk i kishte këto të holla, sepse sipas saj, edhe më herët ishin detyruar të paguajnë në këtë formë e për ta liruar atë me kusht, lajmërohet policia, e cila e mban nën vëzhgim.
Tutje, në aktakuzë thuhet se kur i pandehuri e kontakton dëshmitaren N.N dhe sipas marrëveshjes takohen dhe pinë kafe me të njëjtin dhe dëshmitaren R.R në restaurantin `Freskia` në Istog, sipas sugjerimeve të të pandehurit, të gjithë hyjnë në veturën e dëshmitares N.N e tipit VË Golf IV, e cila edhe po e drejtonte dhe afër saj ulet dëshmitarja R.R, derisa i pandehuri ulet në ulëset e pasme të automjetit dhe shkojnë në parkingun e restaurantit ‘Trofta’.
Gjithnjë sipas aktakuzës, pasi dëshmitarja N.N ia numëron dhe dorëzon shumën e të hollave të kërkuara, e pasi i njëjti i merr dhe del nga vetura, ndalohet nga policia, të cilët të hollat në fjalë ia gjejnë në xhepin e përparmë të djathtë të pantallonave dhe ia konfiskojnë, të holla këto të siguruara nga Fondi i Fshehtë i policisë, që ishin fotografuar dhe regjistruar numrat serik më herët.
Për këtë, i pandehuri ngarkohej se ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” nga neni 424, paragrafi 1 i Kodit Penal, që parasheh dënim me gjobë dhe me burgim prej një deri në tetë vite.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” për këtë rast kishte raportuar edhe më herët, kur ndaj të pandehurit ishte caktuar dhe vazhduar masa e paraburgimit, njofton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht